Nazif Laçi :Lagjja e Kurtajve në Smirë


Nazif Laçi

Lagjja e Kurtajve në Smirë

Lagjja e Kurtajve shtrihet në dy anët e lumit të Smirës (djathëtas dhe majtas) në mes të fshatit, prandaj të gjitha burimet historike të shkruara, materjale dhe gojore flasin, se kjo lagjje ishte më e vjetra dhe e para e fshatit në Smirë.

Këtë lagjje e përbënin pesë barqe apo vëllzër siç janë: Laçtë , Bektë, Azemaj, Zuktë dhe Zejna dhe si rrjedhim i saj në popull njihet me emrin : ( Laçtë, Bektë, Zuktë, Azemaj dhe Zenaj ). Këto pesë familje të mëdha e përbëjnë lagjën në tërsi të Kurtajve.5 Nga kjo lagje kishin dalë emra të shquar të fshatit që shquheshin për maturi dhe mendjeprehtësi,dhe trimëri, jo vetëm në fshat por edhe ma gjërë në Anamoravë e Kosovë. Ndër ta veçojm: Lah Laça, Idrizi i Zenës, Zukë Zuka, Asllan Laça, Demë Laça, Kurta i Bekëve, Shabanit Azemit etj. Në historinë kombëtare, nga kjo lagjje janë të shquar këta veta: Zukë Zuka i cili mori pjesë në Luftën e Ferizajt, kundër okupimit serb të Kosovës më 1912 dhe ra heroikisht.6

Pastaj, Shaban Azemi gjatë kolonizimit serb të Kosovës vrau kryeçetnikun serb Tomicë Gojkoviqin në prill 1936, Ilaz Laça, njëri ndër koçakët e njohur, jo vetëm në Anamoravë, por edhe më gjërë i cili mori pjesë në,, Luftën e Kitkës’’, te ,,Guri i Zi” etj 7, në luftë kundër bandave çetnike serbe më 1944/45, mandej Arif Zuka i cili lutoi kundër okupimit bullgar e serb 1944/45 etj. Shaban Azemi u burgos në burgun e Nishit dhe më kurrë su kthye ma në shtëpi dhe Ilaz Laça e Arif Zuka kanë vuajt dënime me burg disa decenje në burgun e Mitrovicës së Sremit e të Pozharevcit në serbi.8 Pastaj, Kurtesh Bekteshi kishte luftuar kundër bandave partizono-çetnike më 1944/45 dhe mbajti burgun disa vjeçar në serbi. Si përfundim është se: Lagjja e Kurtajve, mori emrin e Kurtit që në lashtësi dhe me krenarin më të madhe e tërë lagjja e mbanë këtë emër. Nga kjo legje, tani kemi me dhjetra shkollarë, të profileve të ndryshme, dhe shumë bizismen të vyer.

Fragment nga libri Laçtë e Smirës

About Post Author