Nazif Laçi :Obligim Kombëtar


Nazif Laçi

Diaspora shqiptare që po jetonë në të gjitha kontinentet e botës, jashtë atdheut e ka një obligim të madhë kombëtar. Edhe pse në rrethana të vështira të jetesës nëpër vendet e huaja, ajo ka obligim kombëtar që fëmijtë e tyre ti mësojnë me fol, shkruar dhe lexuar në gjuhën e bukur shqipe. Ky potencial shumë i madhë i kombit që është shpërndarë gjithandej, gjindet para një rreziku shumë të madhë, që fëmijtë e tyre të asimilohen për një kohë të shkurt. Në diasporë, nëpër shumë vende janë të formuara shoqatat e tyre të diasporës, që unë mendoj janë shansë e mirë për të mobilizuar anëtarët e saj ( bashkësinë e prindërve) për organizimin e tyre në hapjen e shkollave në gjuhën e bukur shqipe.
Këto shkolla qoftë edhe me vetëfinancim, sepse kështu e ruajmë qenjën tonë kombëtare. Në këtë veprim duhet të angazhohet e dhe shteti i Kosovës dhe Shqipërisë, sepse e kanë për obligim të përkujdeset për qytetarët e saj, kudo që ata gjinden. Ti furnizojnë me tekste shkollore dhe me kuadër. Po e shkruaj këtë shkrim, sepse po e ndi si obligim intelektual. Kombi ynë është me numër i vogël, por me histori dhe traditë të lashtë dhe duhet mbrojtur me çdo kusht. Këte e kërkojnë nipat dhe mbesat e tanë, që do jenë trashigimtarë të kombit.

About Post Author