PUNA KRIJUESE 60 VJEÇARE
NAZIF LAÇI
U linda më 7 mars 1947 në Smirë. Shkollimin fillor e kam krye në vendlindje, të mesmen Normalen në Ferizaj dhe Fakultetin Filozofik dega-histori në Universitetin e Prishtinës. Kam punuar: Mësues, në Smirë, Goshicë, një mandat drejtor në shkollën fillore,, Ganimete Tërbeshi ”në Smirë 1989-1993, si dhe kryetar i aktivit të drejtorëve të shkollave shqipe në Viti (1990-1993). Pastaj, si profesor i historisë në Gjimnazin,, Kuvendi i Lezhës ” në Viti, deri në pension.
Puna krijuese, i kam të botuara këto libra:

- Smira nëpër shekuj, Gjilan, 2001
- Brezi i tretë i Normales në Ferizaj, 2007, Ferizaj
- Monografia e Gjimnazit,,Kuvendi i Lezhës”në Viti, 2008, Ferizaj
- Laçtë e Smirës, Ferizaj, 2014
- Brezi i tretë i normales së Ferizajt, 2015, Ferizaj.
- Laçtë e Smirës, Ferizaj, 2016.
- Jehona e Foles II, bashkëautor, Ferizaj, 2016
- Kreshniku i Moravës së Epërme, Hetem Pajaziti, shkup, 2017.
- Libri na bashkoi Smira dhe Libofsha, Shkup, 2018.
- Morava e Epërme në lashtësi, 2018, Ferizaj
- Qaushi i Smirës, Ferizaj, 2019.
12 . Gjenocidi serb në Moravë të Epërme,1968-1999, 2020, Ferizaj
I kam në dorshkrime edhe 3 libra, që presin të botohen.
Kam qenë: Kryeredaktor, redaktor, recenzen nëpër shumë libra e revista shkencore e letërare. Bashkëpunoi me shumë revista e gazeta ditore e javore. Shkrimet e mia shpërndahen në tërë gjeografinë shqiptare dhe më gjërë. Jam anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve ,, Ramadan Musliu” në Viti, si dhe anëtar i disa shoqatave në gjeografinë shqiptare.