Nazif Laçi :Suprimimi i autonomisë së Kosovës


Laçi Nazif-Kosova Press

Shkruan Nazif Laçi

Nazif Laçi :Suprimimi i autonomisë së Kosovës

Serbia pas akcionit politik të ashtuqujtur diferencim e pastroi terrenin që dhunshëm ta bëjë suprimimin e Autonomisë Kushtetuese të Kosvoës. Në fund të vitit 1988, dhe në fillim të vitit 1989, greva e minatorëve dhe e studentëve shqiptarë nga data 19 deri me 29 shkurt 1989, shënuan kulmin e një rezistence të fuqishme kundër fushatës shoviniste të Milosheviqit për rrënimin e autonomisë së Kosovës. Mirëpo, qeveria serbe nuk përfilli vullnetin e shqiptarëve dhe në vend të kësaj edhe njëherë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, që i përngjante një shtetrrethimi ushtarak.

Ndërsa, më 23 mars të vitit 1989, nën rrethimin policor e ushtarak të Parlamentit të Kosovës u imponua votimi dhe numërimi i votave u bë në mënyrë jokorrekte dhe transparente, ku Kosova humbi autonominë e saj.

Më 28 mars 1989, në Beograd festohej me pompozitet shfuqizimi i autonomisë së Kosovës dhe shpallej “unifikimi” i Serbisë, derisa në Kosovë vazhdonte edhe më tej torturimi, burgosja dhe vrasja e shqiptarëve, të cilët atëbotë protestonin në mënyrë paqësore kundër shfuqizimit të të drejtave të tyre nga regjimi neofashist i Milosheviqit. Sipas skenarit më herët të përgatitur në Beograd, në krye të piramidës për burgosje u gjetën Azem Vllasi dhe udhëheqësit e “Trepçës” dhe disa minatorë (Aziz Abrashi, Burhan Kavaja, Avdi Uka, Veli Osmani). Pastaj Lazër Krasniqi, drejtor i KEK-ut etj. Ata u akuzuan për vepër penale, të dënueshme sipas ligjit penal edhe me vdekje?.

Fragment nga libri: Gjenocidi serb në Moravë të Epërme 1968-1999

About Post Author