Nazif Laçi :Vitia e   Anamoravës


Nazif Laçi :Vitia e   Anamoravës

Shiquar gjeografikishtë, komuna e Vitisë shtrihet në pjesën jug-lindore të Dardanisë, në Moravës të Epërme. Ky teritor i gjeografisë shqiptare është shumë i përshatshëm, sepse përbëhet nga ulësira e tokës pjellore dhe përmes saj kalonë lumi i bukur i Moravës së Binçës.Toka e Vitisë i përngjanë për nga cilësia tokës së Myzeqesë në Shqipërinë e mesme. Kjo trevë shqiptare, pos pasurive mbi tokësore është shumë e pasur edhe pasuri nëntokësore-minjera ( Uranium, bentonit, hekur dhe minerale të tjera). Vitia, i ka 43 vendbanime-fshatëra dhe qendrën komunale. Këto fashtëra janë kryesishtë të tipit të grumbulluar, me një distance relativishtë të vogël mes veti. Numri i banorëve e kalonë numrin 60 mijë dhe sipas votimit të fundit në Kosovë, numri i votuesve në Komunën e Vitisë arrin mbi 30 mijë. Sa i përketë strukturës arsimore, në komunën e Vitisë janë 16 shkolla të arsimit fillor nëndvjeçar dhe dy shkolla të mesme ( Gjimnazi,, Kuvendi i Lezhës” dhe Shkolla e Mesme Teknike Profesionale,, Jonuz Zejnullahu ”. Komuna e Vitisë, sa i përketë planit zhvillimor në kuadër të Republikës së Kosovës, ajo disi është lanë anash, sepse në teritorin e saj deri më tash nuk është ndertuar asnjë objekt ekonomik, apo infrastrukturor, pos rrugëve lokale. Vitia ka mbetë si një zorrë qorre, që popullata e saj nuk sheh ndonjë përspektivë të mirë, deri sa ajo të mos lidhet me qendrat e tjera të vendit dhe regjionit. Kërkesë e kahmotshme e popullatës vitiase ishte dhe mbeti, çështja e lumit Morava që duhet shfrytzohet ashtu siç meriton. Me u ndërtuar një hidrocentral që do të plotësonte shumë kërkesa të vitiasve ( ujin për pije, ujitje të tokës pjellore, prodhim i një sasije të energjie elektrike) dhe formimi i një qendëre rekreative në malet e bukura të Karadakut, ku mund të aktivizohet turizmi në të gjitha stinët e vitit dhe do të hapen me mijra vende pune për të ritë tanë

About Post Author