Nazif Laçi:Autorët e komunës së Vitisë, nga autori Muzafer Ramiqi


Nazif Laçi

Autorët e komunës së Vitisë, nga autori Muzafer Ramiqi.

RECENSION

Këto ditë doli nga shtypi libri i Antologjisë për: Autorët e komunës së Vitisë, nga autori Muzafer Ramiqi. Padyshim, se ndër sukseset e arritura të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve ,, Ramadan Musliu” në Viti, është edhe ky libër i nxjerrur i Antologjisë. Shoqata, gjatë punës katër vjeçare të ekzistencës së saj, pati shumë suksese në botimin e shumë titujve të librave. Organizimin e shumë orëve letërare nëpër të gjitha shkollat filllore dhe të mesme në komunën e Vitisë. Janë zhvilluar shumë takime dhe bashkëpunime me shoqatat e tjera si motra në gjeografinë shqiptare ( Shqipëri, Mqedoni dhe Koosvë ). Prandaj, ndihej nevoja për botimin e një libri të antologjisë, dedikuar krijuesve të shoqatës. Këtë obligim e muarr krijuesi i njohur Muzafer Ramiqi, në bashkëpunim me kryetarin e Shoqatës, Sabit Alidema. Autori në fjalë me një angazhim dhe mjeshtri krijuese ka arritur me bërë sistemimin dhe kompletimin e librit, në formën më të mire. Libri është i ndarë në pesë kapituj, ku të gjithë e përbëjnë tërsinë e librit, Autorët e komunës së Vitisë. Autori, Muzafer Ramiqi, në kapitullin e parë ka përfshi memoriale, në kapitullin e dytë i ka të përfshirë anëtarët pos mortum, ku janë 19 krijues, në kapitullin e tretë janë të përfshirë shkrimtarët nga letërsia,gjithësej 38 krijues, në kapitullin e katërt janë marrë 22 krijues shkencor dhe në kapitullin e pestë, përfshihen 5 krijues shpresat e së ardhmës, krijuesit e ri. Gjithësaj, në librin e antologjisë janë përfshirë 84 krijues. Në fund, autorit të librit Muzafer Ramiqit e falënderojmë dhe i urojmë shëndet e suksese në vazhdimësi.Urime libri kolegë krijues të Shoqatës,, Ramadan Musliu”në Viti.

 

About Post Author