
Nazif Laçi:Autorët e komunës së Vitisë “
FJALA E REDAKTORIT TË LIBRIT,, AUTORËT E KOMUNËS SË VITISË “- NAZIF LAÇI
Në mbarim të vitit 2021, doli nga shtypi libri i Antologjisë ,, AUTORËT E KOMUNËS SË VITISË , nga autori, shkrimtari Muzafer Ramiqi. Padyshim, se ndër sukseset e arritura të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve ,, Ramadan Musliu” në Viti, është edhe ky libër i nxjerrur i Antologjisë. Shoqata, gjatë punës katër vjeçare të ekzistencës së saj, pati suksese solide, në botimin e shumë titujve të librave. Në organizimin e shumë orëve letërare nëpër të gjitha shkollat filllore dhe të mesme në komunën e Vitisë. Janë zhvilluar shumë takime dhe bashkëpunime me shoqatat e tjera si motra në gjeografinë shqiptare ( Shqipëri, Mqedoni dhe Kosovë ). Prandaj, është ndi nevoja për botimin e një libri të antologjisë, dedikuar krijuesve të shoqatës. Këtë obligim e muarr krijuesi i njohur Muzafer Ramiqi, në bashkëpunim me kryetarin e Shoqatës, Sabit Alidema. Autori në fjalë me një angazhim dhe mjeshtri krijuese ka arritur me bërë sistemimin dhe kompletimin e librit, me një metodologji, në formën më të mirë. Autori, Muzafer Ramiqi, librin e ka ndarë në pesë kapituj, ku të gjithë kapitujt e përbëjnë tërsinë e librit: AUTORËT E KOMUNËS SË VITISË. Poeti, Muzafer Ramiqi, në kapitullin e parë ka përfshi memoriale, në kapitullin e dytë i ka të përfshirë anëtarët pos mortum, ku janë gjithësej 19 krijues, në kapitullin e tretë janë të përfshirë shkrimtarët nga letërsia, gjithësej 38 krijues, në kapitullin e katërt janë marrë 22 krijues shkencor dhe në kapitullin e pestë, janë përfshirë 5 krijues SHPRESAT E SË ARDHMËS, KRIJUESIT E RI. Pra, gjithësej, në librin e antologjisë janë përfshirë 84 krijues. Në fund, autorit të librit Muzafer Ramiqit e falënderojmë dhe i urojmë shëndet e suksese në vazhdimësi.Urime libri kolegë krijues të Shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve ,, Ramadan Musliu”në Viti.