Nazif Laçi:Bir i kombit


Shkruan Nazif Laçi

Bir i kombit

Bajram R. Emërllahu

1928-1962

Në Moravë të Epërme, pas Luftës së Dytë Botërore, intelektualët ishin shumë të rrallë. Prandaj, nevojat për mësues ishin të mëdha, sepse mungonin kuadrat arsimore. Bajram Emërllahu, i cili rrjedhë nga një familje atdhetare dhe përparimtare nga fshati Vërban, kishte kryer kursin pedagogjik, e më pastaj normalen në Prizren dhe menjëherë angazhohet në arsimimin dhe edukimin e brezave të ri. Unë, parqes vlersimin dhe pikpamjet e mia për arsimtarin dhe drejtorin t’im Bajram Emërllahun. Që nga viti shkollor 1958/59 e deri 1962/63, isha nxënës në shkollën fillore,, Zenel Hajdini” në fshatin Goshicë. E kam pas arsimtar të lëndës së bilogjisë, arsimtarin Bajram dhe njëherit edhe drejtor shkolle. Në aspektin pedagogjik e metodik, arsimtari Bajram ishte model i një pedagogu të mirëfillët. Me qëndrim, njohuri dhe menagjim të duhur. Pastaj, unë e kam emituar në punën t’ime 42 vjeçare në arsimimin dhe edukimin e brezave të tërë. Shkolla tetëvjçare e Goshicës, ishte model i një pune shembullore, jo vetëm në komunën e Vitisë, por edhe më gjërë. Krejtë kjo ishte si rezultat i mirë i punës organizative të drejtorit të vyer Bajram Emërllahut. Në shkollën e Goshicës kanë punuar arsimtarë të shquar siç ishin: Dr. Sami Ibrahimi, Dr. Isak Shema, Makfire Dedaj, Begjet Shabani, Avdyl Hoxha, Shkri Hoxha, Safet Ibrahimi, Beqir Isufi, Zenun Rexhepi, Gjok Lleshi, Mujë Berisha e shumë emra të tjerë, që më vonë i gjejmë nëpër institucionet e larta të Kosovës. Drejtori, Bajram Emërllahu, mobilizoi këshillat e prindërve në atë kohë, për masovizim të shkollimit të fëmijve, sidomos të gjënisë femërore. Shkolla e Goshicës ishte specifike, sepse gjindej me një fshat i cili dominohej nga popullata kolone serbe. Pushteti okupues serb, ishte shumë i angazhuar për dështim të punës në këtë shkollë, por ndodhi e kundërta, fal trupit arsimor në ball me drejtorin Bajram Emërllahun. Ky, intelktual i shquar i Moravës së Epërme, pos punës edukativo-arsimore është angazhuar edhe me punë politike për kohën, sepse hegjomonizmi sero-madh ishte i fuqishëm dhe vepronte me të gjitha mjetet për diskriminim të shqiptarëve. Bajramin e gjejmë edhe si delegat i asamblesë komunale në Viti dhe nëpër organet e tjera shoqërore. Ai është ballafaquar me rryma ekstreme çetnike, duke e mbrojtur me dinitet interesin kombëtar. Ishte i ditur, guximtar dhe jepte çdo gjë nga vetja për interesa atdhetare. Bajram Emërllahu, ashtu siç ishte, ishte shumë i dashur nga rrethi shoqëror. Fjala e tij dëfgjohej me andje, në shkollë, oda, dasma dhe ngushllime etj. Ky, i kishte dyrtë e hapura kudo, në Vërban, Smirë, Gërmovë, Sodovinë të Jerlive dhe Goshicë.

Të gjithë shkollarët e këtyre fshatrave janë rezultat i angazhimit të drejtorit të kombit Bajram Emërllahut. Nga trashigimtarët e Bajram Emërllahut kemi me dhjetra shkollar, magjistra e fakulteli nga të gjitha profilet që me nder e krenari ndjekin rrugtimin e tij atdhetarë.

About Post Author