Nazif Laçi:Diferencimi politik


Nazif Laçi

Pas demonstartave gjithë popullore të 1981,në trevat shqiptare në ish Jugosllavi, shofenizmi serbomadh ishte aktivizuar për ta realizuar projektin e ashtuqujtur të Akademisë dhe Kishës serbe, kundër popullësisë autoktone shqiptare në Kosovë. Ultranacionalistët serbë në vijen e frontit janë munduar ti fusin edhe ish kuadrot shqiptare, e për fat të keq disa edhe janë angazhuar pa vetëdije apo me vetëdije në këtë luftë antishqiptare. Janë formuar grupe komisionesh partiake të LKJ në nivelin Federativ, Republikan dhe Krahinor. Por, në ballë të tyre ishin të ashtuqujturat Komitetet Komunale të Partisë.

Në shnjestër ishin kuadrot më të afta shqiptare duke filluar nga Uninversiteti i Prishtinës, sepse shofenistët serbë dëshironin ta gadasnin trurin e shqiptarëve në Kosovë e pastaj duke zbritur në nivelet komunale. Akuzat ishin: Iredentizmi dhe gjëja ancionalizmi shqiptar qenkan shkaktar i prishjës së të ashtuqujtur ,,Bashkim vëllazërimin Jugosllav ”. Viktimat e para të universitetit ishin profesorët më eminentë të shkencës siç janë: Prof. Dr. Skënder Riza, Prof. Dr. Ali Hadri, Prof. dr. Ekrem Murtezai, Prof. dr. Nuri Bashota, Prof. dr. Mark Krasniqi,Dr. Zekirja Cana e me radhë shumë të tjerë.

Çetnikët serbë e shfrytëzuan momentin që nëpërmes diferencimit politik ta shkatrrojnë arsmimin në të gjitha nivelet dhe pastaj gjykatat e administratën në Kosovë. Pas vdekjes së Kryetarit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, e sidomos pas demonstratave të vitit 1981, forcat nacionaliste dhe unitariste serbe u ringjallën dhe riaktivizuan me tërë arsenalin politik e propagandistik, kundër pozitës dhe progresit të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas në Kosovë. Ato forca preknin në pikat më të ndieshme të çështjës kombëtare: Te Universiteti dhe arsimi në përgjithësi, tekstet shkollore, kultura, flamuri, aq sa arritën të bëjnë ndryshime në Flamurin kombëtar, duke i vu një yll të kuq në skajin e sipërm në të majtë të flamurit. Gjeneratave të asaj kohe, iu kujtohet ajo pamje e flamurit, dhe mënyra se si shqiptarët e mbështillnin flamurin nëpër shtizë, deri në gjysëm, që të mos shihej ylli!

Akademik Ali Hadri, në mbrojtje të pamjes dhe të drejtës e lirisë së përdorimit të Flamurit Kombëtar, pëveç debateve e shkrimeve të shumta, prej vitit 1981 deri më 1986, tri herë iu shkroi letër të hapur organeve më të larta shtetërore të Jugosllavisë dhe mediave, në mbrojtje të flamurit. Tërë vitet e 80-ta ishin në luftë me diferencim politik, për ta përgatitur terrenin deri te shpërbërja e Autonomies së Kosovës në vitin 1989. Paralel me diferencim ishin edhe metodat e tjera të ndyta serbe duke helmuar nxënësit nëpër shkolla, duke vrarë ushtarët shqiptarë në armatën e ashtu qujtur Jugosllave, duke kidnapuar dhe vra shqiptarë në rrugë nga ,,Dora e Zezë”, duke larguar nga puna të gjithë punëtorët shqiptarë, duke plaçkitur pasuritë e ndërmarrjeve të Kosovës etj. Ishte shumë e quditshme që okupatori serb, prej 1981-1989 nëpër ndëmarje, shkolla, në administratë, gjykata, në polici dhe poste të tjera politke emronet kuadro më të dobëta shqiptare, sepse ishte manipulimi më i lehtë me ta.

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.