Shkruan Nazif Laçi

Dodë Gaspër Doda
U lind më 21 janar 1917., në Binçë nga prindërit Gaspër Dodaj dhe Dile, e bija e Tanina Tomës. Doda kalon një jetë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij të asaj kohe. Por, nga rinia shquhej për komunikim, zgjuarsi të gjithanshme, interesimin për shkrim lexim dhe aktivitete tjera rinore e atdhetare. Më vonë jeta e tij kalon nëpër shumë vështërsi e kalvare jetësore, por pa u dorëzuar kurrë dhe gjithnjë i gatshëm të shkrij jetën në shërbim të tjetërit, për të mirë të fshatit e kombit shqiptarë.
Doda martohet në moshë të re, pra në vitin 1937., me Dile Tomë Uka nga Stublla e Epërme. Thuajse menjëherë pas martesës arrestohet dhe dërgohet dhunshëm në shërbimin ushtarak të asaj kohe, pra të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Dhe deri sa ishte në shërbim ushtarak këtij qifti të ri iu lindë në vitin 1938., një vajzë të cilën e pagëzojnë me emër Zinë, që ishte gëzimi dhe gjithçkafja e këtij qifti të ri martesorë.
Mirëpo, ky gëzim nuk zgjati shumë meqë qysh në vitin 1944., Dodës i vdesë gruaja e tij Dilja e cila u sëmuar më tepër nga brengosja e thellë, nga malli dhe frika që kishte për burrin e saj tanimë i cili qëndronte më tepër maleve në aradhat e armatosura shqipëtare, sesa në shtëpi. Zina e bija e tij bonjake tani ishte vetëm 4 vjeçare dhe mbeti në duar dhe përkujdesje të gjyshës së saj e cila me shumë Dile Doda e rriti, edukoi dhe u përkujdes për te deri në vitin 1948. Vajzës i duhej përkujdesje kështu që, Doda si burrë ende i ri, e pasi mbeti i vej u dëtyrua, propozua por edhe organizua nga shumë miqë e familiar të martohet përsëri për të ndihmuar rritjen dhe përkujdesjen sa më të mirë dhe adekuar vajzën e vogël që kishte Edhe kjo martesë ndodhi vitin 1948., kur për grua mori Dile (Franë) Uka, një vajzë po nga e njëjta familje (gjini) nga e kishte edhe gruan e parë tani më të ndjerë. Më vonë këtij qifti martesor i lindin edhe tre djem; Gaspër, Davidi dhe Ndua si dhe tre vajëza tjera; Maria, Monika dhe Lidia.
“ bashkëshorta e xha dodës, Dile Franë Ukaj”
Familja e Gaspër Dodës, është me fis Sop-i.
Gruaja e Dodës, Dilja, pohonte gjithnjë gjatë jetës së saj, që burri i saj Doda mbante lidhje të rregullta miqësore me Lubishtasit, duke i qujtur ata gjithnjë kusheri të një gjaku, meqë edhe ata i përkisnin fisit Sopi. Dilja ishte nga fshati historik, Stublla e Epërme, e njohur me tradita kombëtare. Në këtë fshat të lashtë të Malësisë së Karadakut, gjejmë dhe shkollën e parë në gjuhën shqipe në këtë rrethinë, qysh gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.
Dodë Doda, ishte luftëtarë besnik në shumë via të kufirit të Kosovës: Gardhi i shkavit-Kitkë, Preshev, Guri i Zi, në Kopiloaç etj. Doda, shquhet, si mjeshtër i mirë i miterlozit, që kurrë nuk huqte goditjen…e armikut.