Nazif Laçi:Dy të ,,vërteta” ?!


Shkruan Nazif Laçi

Dy të ,,vërteta” ?!

Sot, në historinë tonë kombëtare, ka shumë dilema dhe pakjartësi, që mbjellin huti te lënda e historisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë filluar dallimet dhe konfrontimet mes grupacioneve politike shqiptare, që ishin me ideologji të ndryshme (Majtiste dhe djathtiste). Edhe pse në mbledhjen e Mukës, këto dy grupcione politike ishin marrë vesh mes veti, me luftuar për çlirimin e vendit, ato nuk janë përmbajtur dhe kanë filluar vllavrasjen. Pas, përfundimit të luftës antifashiste më 1944-45, janë bërë shumë vrasje të shqiptarëve, andej dhe këndej kufirit artificial, të krijuar nga armiqtë. Kemi masakrën e Drenicës që e arganizuan shofenistët serbë, të prkrahur nga grupacioni politik majtistë shqiptarë. Masakra në Tivar, Gjilan, Ferizaj, të kryera nga çetniktë serbë.

Edhe në Shqipërinë londoneze, majtistët-komunistët shqiptarë kanë vra e masakrur me qindra e mijra shqiptarë, bile pa gjygje dhe drejtësi. Pas, çlirimit të Kosovës më 1999 dhe përmbysjës së komunizmit në Shqipëri, historia kombëtare është në dilema të mëdha, se cila është historia e vërrtet shqiptare. Këtu, duhet vlerësuar mirë, se cili grupacion politik e kishte plotëformën më të drejtë kombëtare, e cili jo. Herët a vonë këto gjëra do të rregullohen, sa ma parë është më mirë. Por, në këto rrethana që gjindet kombi shqiptarë, vështir se mund të shkruhet historia e vërrtet, sepse në pushtet janë majtistët, që deri dje ishin me ideolgji lindore, komuniste, të koroptuar e hajni. Fatin e kombit duhet marrë intelegjenca e re e shkolluar dhe edukuar në frymën kombëtare, nacionaliste pa ideolgji të huja.

Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme