Nazif Laçi:Kosova Lindore-Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë


Shkruan Nazif Laçi

KOSOVA LINDORE-PRESHEVË, BUJANOVC DHE MEDVEGJË

Lufta e UÇPBM-s që e zhvilloi popullata shqiptare në Kosovën Lindore, kundër okupatorit serb, medoemos duhet të përfundon me bashkim me Kosovën. Qendrat e vendosjës këtë problem të kësaj pjese shqiptare duhet ta ketë në shqyrtim, sepse padrejtësit historike që i bëri okupatori serb me terror dhe dëbim duhet ndalur. Shteti nazist serb po kërkon Asociacion për pakicën serbe në Kosovë me 3%, ndërsa për popullatën shqiptare në Luginë që ka 130.000 banor etnik shqiptar nuk lejonë kurrfar të drejta. Kosova Lindore deri në vitin 1956 ishte pjesë vazhduese e Kosovës, por çetnikët serb me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike e kanë shkëputë nga Kosova. Fashizmi serb me një angazhim përmanent gjenocidial ka arritur që këtë pjesë shqiptare ta zbraz me shqiptarë, duke i pasivizuar edhe adresat e tyre. Serbia fashiste këtë pjesë e ka mbulluar me vendosjën e mbi 30 bazave ushtarake serbe me të vetmin qëllim, dëbimin e shqiptare dhe pastrim etnik. Për Kosovën Lindore kanë obligim kushtetues Shqipëria dhe Kosova ta ngrisin zërin dhe ti mbrojnë vëllezërit e tyre nga falangat çetnike. Në kohën kur faktori ndërkombëtar po angazhohet me zgjidhë problemin shqiptaro-serb, me domos duhet të zgjidhet edhe problemi i Kosovës Lindore,duke iu bashkanigjit Kosovës, ashti siç ishte gjithnjë.

About Post Author