Nazif Laçi:Kreshniku i Moravës së Epërme Hetem Pajaziti


Nazif Laçi

Hetem Ilaz Pajaziti, veprimtar i njohur i lëvizjës kombëtare shqiptare nga Morava e Epërme, u lind më 16. 07. 1913 në fshatin Smirë dhe vdiq më 1999 . Familja e tij është e njohur për atdhedashuri, sepse babë Ilazi s’bashku me dy vëllzërit: Jasharin dhe Hajdarin morën pjesë në kryengritjet shqipëtare të vitit 1910 , në Luftën e Kaçanikut dhe në tri betejat luftarake siç janë ajo në Nikoc, Drenush dhe malet e Smirës, ku edhe ranë dëshmor Jashari dhe Hajdari. Hetemi shkollimin fillor e filloi në fshatin Gërmovë , në shkollën serbe, sepse gjatë Mbretërisë SKS, shkollimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar. Dy klasët e fillorës Hetemi i kreu te mësuesi serb Radomir Gojkoviq dhe pastaj ndërpreu mësimin, sepse pushteti okupues serb me dhunë e depërtoi familjën e Ilaz Pajazitit për në Shqipëri, natën e Bajramit të vitit 1927. Ky akcion serbë dilte nga pProgrami i ,, Naçertanisë ”, që Kosova të pastrohët nga shqiptarët dhe në pranat e tyre të vendosën kolonët serbo-malazez.

Prandaj, fatin e shpërnguljës me dhunë e përjetonin, s’pari ato familje shqiptare që ishin më aktive për ta luftuar armikun serb, e tillë pra ishte edhe familja e Ilaz Pajazitit nga Smira. Prandaj, Hetem Pajaziti vazhdoi shkollimin fillor në fshatin Liboshfe të rrethit të Lushnjës-Shqipëri. Pas kryerjës së shkollës fillore, Hetemit i vdes babë Ilazi në viti 1932 dhe përkujdesjën e muar shteti shqiptarë , sepse Hetemi ishte vlerësuar si nxënës i zgjuar dhe talent në mësime. Hetemi është regjistruar në shkollën e ,, Mesme Mbretërore “që aso kohe quhej : Akademia Ushtarake në Tiranë. Këtë shkollë Hetemi e kreu me sukses të lartë, sepse artin ushtark e donte dhe kishte në zemër dhe avansohet me gradën nëntoger. Pastaj, punësohët në ushtrinë shqiptare, punoi në Berat, Gjirokastër dhe Pogradec.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria pushtohët nga Italia fashiste më 6 prill 1939, Hetemi ishte mobilizuar në luftë , me forcat rezerviste shqiptare ,, Kaptina” i përbërë prej 320 ushtarëve dhe është angazhuar në mbrotjëne qytetit të Vlorës. Në Vlorë, s’bashku me çark komandantin e xhandarmërisë Sylejman Zdravën dhe major Shabanin ushtarak kanë mbrojtur qytetin e Vlorës nga pushtimi Italian për tri ditë rresht. Mirëpo, përkundër rrezistencës Italia fashiste e pushtoi Shqipërin dhe Hetem Pajaziti s’bashku me Murtez Bytyqin Oficer nga fshati Prelez, rrethi i Ferizajt kanë mbetur nëpër male duke luftuar me armikun Italian. Gjatë vitit 1943 me një akcion luftarak në fshatin Mizë rrethi i Divjakës janë vrarë me dhjetra xhandar Italian. Pas Konferencës së Pezës që është mbajtur më 16 shtator 1942, janë bashkuar të gjitha forcat politike shqiptare në luftë kundër fashizmit. Edhe në mbledhjën e Mukës, mbjtur më 1-3 shtator 1943, është marrë vendim që të bashkohën dy forcat politike. Franti Nacionalçlirimtar që përfaqësohët nga Ymer Dishnica, Mustafë Gjinishi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Haki Stërmilli, Gego Nushi etj.

Ndërsa Balli Kombëtar përfaqsohët nga Mithat Frashëri, Hasan Dosti , Skënder Muço, Nexhat Peshkopia, Hysni Leponica etj. Në këtë mbledhje janë marrë këto vendime:

1. Lufta e përbashkët dhe e menjëhershëme kundur pshtuesit fshaist, përkrah aleatëve të mëdhej SHBA-së, Anglisë dhe Bashkimit Sovjetik.

2. Lufta për një Shqipëri të lirë, demokratike popullore

3. Luftë për zbatimin e parimit të garantuar nga Karta e Atlantikut për vetëvendosjën e popujve etj.

Mirëpo , pas mbledhjës së Mukës , kur Enver Hoxha është takuar me Jugosllavët ( Dushan Mugoshën, Milladin Popoviqin dhe Svetozar Vukmanoviq-Tempo ), ai ndërron mendimin dhe fillon vëllavrasja mes shqipëtarëve. Gjatë kësaj kohe është organizuar një këshillim me forcat demokratike në shqipëri që të shkohët në Kosovë me kuadra ushtarake, për të luftuar kundër murtajës së zezë kumonizmit.

KTHIMI I HETEM PAJAZITIT NË KOSOVË

Pas mbledhjës së Mukës dhe konferencës së Bujanit më 31 djetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 , forcat patriotike shqipëtare në Shqipëri dhe Kosovë hetuan se çështja kombëtare po tradhëtohej nga faktori i jashtëm dhe nga disa element karjerist shqiptarë. Prandaj me një këshillim me forcat demokratike në Shqipëri u muar qëndrim që të organizohën kuadra vullnetare për të shkuar në Kosovë, dhe atje të organizojnë popullin shqipëtarë në luftë kundër sllavo- kumonistëve që organizonin coptimin e tokave shqipëtare.

Nga rrethi i Ferizajt dhe Anamorava , kishin ardhur në Kosovë këta atdhetarë: Bajrush Xhakli me gradën Kapiten nga fshati Kishnapolë, Rexhep Kryeziu me gradën ushtarake oficer nga fshati Sojevë, Hetem Pjaziti ,me gradën ushtarake nëntoger , nga fshati Smirë, Rexhep Kabashi me gradën ushtarake oficer nga fshati Kabash, Luan Gashi, djali i Ahmet Gashit ,profesor i normalës së Elbasanit e shumë patriot tjerë nga gjitha viset e kosovës, kryesishtë kuadra ushtarake që kishin kryer akademin ushtarake në mbretërine Ahmet Zgut në shqipëri. Këta veprimtarë, kur arritën në Prizren ishin takuar me udhëheqsin e njohurë Xhafer Devën, ai i kishte përshëndetur dhe ju dëshëron mirëse ardhje në Kosovë dhe pas një drake, ju kishin afruar armë dhe pastaj janë shpërndarë nëpër komunat e Kosovës. Hetem Pajaziti kishte shkuar në malet e Gadishit dhe ishte takuar me udhëheqësit e Lëvizjës Kombëtare Hysen Tërpeza etj.

Hetemi ishte angazhuar me shok që të mobilizon intelektual shqipëtarë siç ishin: Adem Gllavica, Liman Staneci, Selim Gllavica, Ibrahim Kelmendi, profesor nga Presheva e shumë tjerë. Në malet e Zhegovcit është mbajtur një mbledhje me të gjithë krerit e Lëvizjës Kombëtare të kësaj ane . Në këtë mbledhje është vendosur që të formohët një organizatë politike kombëtare që quhej: ,, Uniteti kombëtarë.” Prandaj, Hetem Pajaziti ishte shumë aktiv dhe organizues i shumë akcioneve luftarake siç ishte: Lufta e Ferizajt e cila filloi në ora 3 para mëngjesit të dates 2 dhjetor 1944 sulmohet Ferizaji nga të gjitha drejtimet, por nga rruga e Gjilanit sulmohet nga luftëtarëte Moravës së Epërme që i udhëhiqte nëntogeri Hetem Pajaziti. Ky ka marrë pjesë edhe në Kongresin e III të Kopilaçës dhe ishte ideator i shumë vendimeve dhe luftoi dhe udhëheqi luftën te Guri i Zi , s’bashku me Dodë Dodën, Hysen Tërpezën, Hasan Kabashin etj. Ky atdhetarë i devotshëm ishte s’bashku me koçakët Ahmet Demiri , Hasan Remnikun nëpër male deri në vitin 1947 për Shqipërinë Etnike.

Fragmete nga libri Hetem Pajaziti Kreshniku i Moravës së Epërme

About Post Author