Nazif Laçi:Kush është Ukshin Ukshini


Shkruan Nazif Laçi

Nazif Laçi

Kush është Ukshin Ukshini

Sot, më 7 nëntor 2021, ia dhurova librin; “Gjenocidi serb në Moravë të Epërme”, Ukshin Ukshinit.

Ukshini, ish arkatar i Shtëpisë së Shëndetit në Viti, tash në pension, është njeriu i cili e përjetoi tërë atë barbari që bëri ushtria okupues serbe gjatë viteve 1998-1999 në Moravë të Epërme. Ky, s’bashku me budrikasit e tjerë ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre me dhunë dhe ishin strehuar në Stubëll të Poshtme, s’bashku me mijra të tjerë nga Remniku, Skifteraj, Mogilla, Nasala, Zhegra, Haxhaj etj. Prandaj, Ukshini pos peripetive që pati nga armiku, ai mbajti ditar dhe fotografoi çdo krim që ka bërë armiku serb. Pas Luftës Ukshini me zell të madh e ka sistemuar tërë atë histori të dhembëshme në Librin e tij të qujtur: DHUNË E TERROR MBI SHQIPTARËT 1990-1999. Libër modest, por me shumë vlera historike që paraqet dhunën serbe ndaj popullatës shqiptare. Ukshini bëri edhe një punë shumë të madhe me vlera historike, sepse të gjitha fotot që paraqesin dhunën dhe terrorin serb i sistemoi dhe bëri Ekspozitë në Shtëpinë e Kulturës,, Gursel E bajram Sylemani në Viti pas luftës. Këto foto janë vendosur në korrniza nga me tekst përmbajtësor dhe që i kushtuan Ukshinit. Prandaj, unë sot vizitova këto foto në Arkivin e Komunës s’bashku me Ukshinin dhe Hetem Kurteshin zyrtar në Shtëpinë e Kulturës në Viti. Jam mahnit me tërë atë pasuri të historisë sonë të dhimbshëme. Bëj apel te Drejtorati i Kulturës që këto foto të Eksopzitës së Ukshin Ukshinit t’i ruaj si sytë e ballit dhe t’i sistemoj në vendin e duhur, se janë të pa përsëritëshme.

About Post Author