Shkruan Nazif Laçi
LETËR E HAPUR PËR KUVENDET: SHKUPIT, TIRANËS DHE PRISHTINËS
Për hirë të atdheut-Shqipërisë Etnike, po i drejtohem tri Kuvendeve shqiptare,të Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës që të angazhohën në mënyrë urgjente për ta shpëtuar thesarin e kulturës s’onë në Skup. Këto ditë, në varrezat e vjerta të Kryeqytetit Dardan-Skup u zbuluan artifakte-plaka me vlera të mëdha historike. Ky, thesar i lashtësisë pellazgo-ilire me çdo kusht duhet të mbrohet dhe ruhet. Skupi, kryeqendër e Dardanis dhe më vonë Vilajetit të Kosovës, padyshim se ishte dhe mbetet vlera e jonë e historisë kombëtare. Ky vend për momentin është nën sundimin e sllavo-maqedonve dhe i përkrahur nga shovenistët serbo-ruso-sllav,që janë të angazhuar për të zhdukë çdo gjurmë shqiptare. Në rrethanat e tanishme, kur faktori shqiptarë në Ilirik është forcuar me ndihmen e Amerikanve, duhet mos lejuar asgjasimin e kësaj vlere kombëtare. Në Kuvendin e Skupit kemi delegatë shqiptarë dhe kryekuvendarin duhet aktualizuar këtë çështje. Për këtë edhe Kuvendi i Tiranës dhe Prishtinës me një kordinim duhet angazhuar që mos të shkatrrohet kjo trashigimi kulturore shqiptare. Vëndi te varrezat e vjetra të Skupit duhet lokalizuar dhe shpallë zonë Arkelogjike, në mbrotjen e shtetit dhe Uneskos. Po shpresoj se do dëgjohet edhe zëri i dy Akademive shqiptare: Tiranë dhe Prishtinë, me shkrimet e tyre nëpër Revisat shkencore botërore.
