Nazif Laçi:Manipulimi sllavo-maqedon me regjistrimin e popullsisë


Nazif Laçi:Manipulimi sllavo-maqedon me regjistrimin e popullsisë

Në Maqedoninë shqiptare, që nga Lufta e Dytë Botërore është manipuluar me popullatën e saj. Ky teritor shqiptarë është çliruar nga brigadat shqiptare dhe pas tredhëtisë nga ana Jugosllave, ka filluar manipulimi dhe dëbimi i popullatës shqiptare për në Turqi. Ndërsa pjesa e tjeter e popullatës me anë të rexhistrimeve të manipuluara janë rexhistruar si, gjëja turq, boshnjak, musliman,. vlleh etj. Gjatë termetit në Shkup 1963, sllavo-maqedonët ia kanë arritur qëllimit të tyre, duke i shpërndarë familjet shqiptare dhe vendosur familje sllave në trevat e Shkupit (Qair, Butel, Gazibabë, Shutkë, Matkë, Saraj etj ). Në Rekën e Keqe, në Maqedoninë perendimore, popullata shqiptare ortodokse është sllavizuar me dhunë. Në këtë rexhistrim të popullatës, ka vazhduar manipulimi duke i ndarë një përqindje të popullatës shqiptare, gjëja si turq, bashnjak, musliman, vlleh, rom etj. Dëshmi për te është një rast i familjës s’imi që jetojnë në qytetin e Shkupit ( Qair dhe Butel ). Motra ime Sala, 92 vjeçare e cila ka djalin, vajzat, nipa e mbesa, gjithsej mbi 30 anëtar janë rexhistruar si turq. Ky është vetëm një rast sa për ilustrim, por këso dukuri ka shumë. Unë mendoj, se popullata shqiptare e manipuluar, si turq, janë humbësit më të mëdhej, që pos vetës i bëjnë dam edhe popullatës shqiptare, sepse për 4% e zbresin numrin e përgjithshëm të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo i shkon përshtati vetëm sllavo-maqedonëve. Në Maqedoninë pellazgo-iliro-arbnoro-shqiptare, popullatë apsolute janë shqiptarët me makicat e tjera siç janë: bullgare, rome, bashnjake etj. Ky momentum është sinjal i kjartë për subjektet politike shqiptare, që duhet angazhuar shumë për ta bashkuar popullatën autoktone shqiptare në Iliridë.

About Post Author