Shkruan Nazif Laçi
MIGRIMI, PLAGË E RËND KOMBËTARE !
Sot, më 30 mars, 2022, ishte ditë e rënd për familjen t’ime, sepse e përcollëm mbesën tonë Aulonën me dhëndrrin Jetonin për Amerikë. Kombi shqiptarë po vuan nga kjo e keqe kombëtare me shekuj, e veçmas në shekullin XX dhe fillim të shekullit XXI. Dëbimi me dhunë dhe migrimi për shkaqe ekonomike, janë faktorët dominuas për megrim. Këtë të keqe kombëtare, na e bënë armiqtë sllavo ortodokës dhe grek. Por, në këto dy dekada të fundit, migrimi i rinisë tonë të artë, po i ndihmon strukturat udhëheqëse në shtetin e Kosovës dhe Shqipërisë, me keq menagjim, hajni e korupcion. Rinia jonë e mrekullueshme, e arsimuar dhe edukuar, pas shkollimit bredhë rrugëve pa punë. Sot, mbesa ime Aulona, maxhistre e gjuhës angleze dhe Jetoni ekonomist, për shkak të punësimit, morën rrugën e migrimit drejtë Amerikës. O, ju pushtetarë të gjerë tanishëm, pa shpirtë, a keni zemër dhe gjak të pastër shqiptari. Do iu mallkoi i madhi Zot, dhe kurrë në familjet e juaja mos paqi qetësi, si keni vepruar dhe damtuar shpirtërishtë kombin e atdheun e juaj. Kjo tokë e bekuar e mbetur pa rininë, pa gjallërinë dhe popullatën e shkretuar. Shumë familje shqiptare po derdhin lot e gjamë, të ndara mes veti. Kjo tokë e mrekullueshme e mbetur e vetmuar rrënkon e mallkon. Sot, nuk munda të qes fjalë për rrugë të mbarë, mbeses dhe dhëndrrit nga lotët rrëke. Me hidhrim po shkruaj: mjaftë ma me migrimi. Të na vret në shpirt kjo plagë e rënd kombëtare, të angazhoheni, o ju të pashpirt për zhvillim ekonomik të atdheut.Të dashur: Aulona dhe Jeton, iu qoftë rruga e mbarë, paqi shëndet dhe uroj që mos ta harroni atdheun tonë të dashur…
