Nazif Laçi:Portreti i një intelektualeje dhe krijuese


Shkruan Nazif Laçi

Portreti i një intelektualeje dhe krijuese

Në qytetin e lashtë dhe historik të krahinës së Pologut, në Tetovë u lind më 6 mars 1955, profesoresha Merita Abazi. Kjo, rrjedhë nga një familje intelektuale dhe atdhetare që është përkujdesë për edukimin dhe shkollimin e saj. Shkollimin fillor dhe të mesëm Gjimnazin e kreu në qytetin e lindjës-Tetovë, ndërsa Fakultetin e Filologjisë, dega gjuhë dhe letërsi shqipe e kreu në Kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës në Shkup. Pas shkollimit, Merita është punësuar në Gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup, si profesoreshë e gjuhës shqipe, deri në pension. Kjo, pedagoe e shkëlqyer e kreu emision e saj me shumë nderë, në edukimin dhe arsimimine brezave të tërë. Intelektualja shkupjane Merita Abazi, pos punës së shejtë në arsim, ajo mirret edhe me punë krijuese. Poetja në fjalë është marrë me shkrimin e poezive që nga shkolla fillore dhe e mesëm dhe libri i saj i parë është ,, IMAGJINATA E ENDACAKES “. Ky libër, tani në duartë e lexuesit është pranaur dhe i çmuar lexohet. Profesoresha Merita gjatë rrugtimit të saj është marrë edhe si përpiluese e testeve të maturës shtetrore në gjuhën shqipe dhe kryetare e Komisionit të Maturës Shtetërore. Kjo, intelektuale e vyer mirret edhe punon në kanalin e You Tube, adapton, lexon dhe publikon ,, Prralat e Nënës”, mitet dhe baladat, legjendat, prrallat më të bukura shqipe dhe botërore. Profesoresha, Merita, si lektore e jashtme u angazhua në Agjencinë për zbatimin e Gjuhës Shqipe. Krahas punës këtu, ajo publikoi vështrime kritike për vepra dhe romane të letërsisë shqiptare dhe botërore, si dhe poezi në faqet e ndryshme letrare. Poetja, tani e njohur në letrat shqipe e ka në dorëshkrim një libër roman, ku s’shpejti do gjindet në duartë e lexuesit.

Profesoresha dhe poetja Merita Abazi, tani i ka tri vajza: Arlinda, Blerta dhe Ardita dhe djali Krenari, të gjithë me shkollim superior, që jetojnë në harmoni me ta dhe është e respektuar nga familja dhe rrethi i saj

About Post Author