Nazif Laçi

Pse heshtë Tirana dhe Prishtina për Sanxhakun ? !!
Krahina shqiptare e Peshterin-Sanxhakut, para zhbërjës dhe asimilimit, që është tërsisht shqiptare. Kjo pjesë shqiptare, prej Luftës së Dytë Botërore, ishte nën presionin institucional serb për zhbërje dhe asimilim, në boshnjak dhe serb. Gjuha shqipe dhe mertimet e emrave ishin pikë e sulmit, që për fat të keq edhe është arritur. Sot, në familjet shqiptare, më nuk flitet gjuha shqipe, por ajo boshnjake apo serbe. Ku është Tirana zyrtare që ka obligim kushtetues dhe tani Prishtina, që asnjë fjalë nuk e flasin , as me serbin, as me faktorin nderkombëtar. Pse, kjo injorancë dhe heqje dorë nga bashkatdhetarët tanë dhe tokës shqiptare. Nuk besoj që ka shtet në Evropë që nuk reagon nga një dukuri asimiluese që i bëhet kombasëve të vet. Oj, Tiranë dhe oj, Prishtinë, këndelluni dhe shkundeni koken nga kjo molisje e injorancë të popullatës dhe tokës së juaj. Faktori ndërkombëtar, tash po e shqyrton problemin shqiptarë, se ma kjo shansë nuk përsëritet në histori.