Nazif Laçi:Pse tokat shqiptare të coptuara ?!


Shkruan Nazif Laçi

Pse tokat shqiptare të coptuara ?!

Faktori i parë është: Fati i kombit t’onë është i veçantë, sepse vendi ynë-Shqipëria, gjindet me një pozicion, gjeografik, ku konfrontohen interesat e perendimit katolik dhe interesat e lindjës ortodokse-sllave.

Faktori i dytë është: Lidertë-udhëheqësat shqiptarë, çdo herë najkanë zgjedhë të huajt, e jo ne vet. Ja faktet: Mbretin Ahmet Zogun na e zgjodhën serbët, pas Luftës së Dytë Botërore, në socializem, Enver Hoxhen e zgjodhën përseri serbët. Tani, në Shqipëri Kryeministri Edi Rama, më mirë dhe më lehtë bisedon me sllavët, serb e maqedon e turk, se sa me lider shqiptarë.

Nëse ndalemi dhe shiqojmë me vëmendje të kaluaren–historinë tonë, tokat shqiptare u ndanë dhe coptuan nga armiqtë: Grek, serb, malazias e sllavo maqedon. Bëjmë pytje: Cili udhëheqës shqiptarë e ka ngritë këtë problem ( Çamë, Peshterin, Kosovën, shqiptartë në Mal të Zi dhe Maqedoni ). Masakrat e bëra ndaj shqiptarëve në këto vende, deri më sot asnjëri lider shqiptarë nuk e ka ngrit këtë çështje. Masakrat e popullatës Çame, si dhe dëbimi i kësaj popullate, para syve të Evropës, lidertë tanë, leje që nuk e kanë ngritur, por edhe nuk kanë lejojuar, që brezi i ri të mëson në tekste shkollore. Masakrat: Toplicë, në Sanxhak, Kosovë, Tivar e Maqedoni, që i bënë shofenistët serbë, janë heshtur dhe nuk janë mësuar nga tekstet e historisë kurrë. Për problemin shqiptarë të pazgjidhur, më shumë flasin të huajt se lidertë shqiptarë dhe Akademit tona: Tiranë dhe Prishtinë. Gjëja më e keqe çëndron, sidomos pas luftërave që u zhvilluan në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, si dhe demokratizimit të Shqipërisë. Të gjithë lidertë shqiptarë, hallin e kishin si me u pasuruar, se sa halllin e kombit, që pati tragjedi dhe akoma në tragjedi jetojnë. Të gjithë lidertë shqiptarë, sot janë milionder dhe për atë kombi vuan dhe asgjasohet, siç është Toplica, Peshteri, Çamëria, Manastiri, Gucia, Tivari etj. Kombit tonë i duhen lider të modelit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Hasan Prishtinës, që kanë dhën nga vetja pasurinë, diturinë dhe gjakun e tyre.

About Post Author