Nazif Laçi:Reagim i  hapur


Shkruan Nazif Laçi

Reagim i  hapur

Është për të ardhur keq dhe shumë dëshpruese, kur dëgjonë fjalimet dhe diskutimet e udhëheqësve politik dhe intelektualve në Kosovë dhe Shqipëri, kur flasin për kombin. Gjatë tubimeve dhe manifestimeve, përmendin: Shqipërinë, Kosovën, Maqedonin e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës, por nuk përmendin tokat shqiptare në Toplicë, Peshter dhe Çamëri. Sikur, se ato toka nuk kanë qenë dhe janë toka shqiptare. Pushtimi i tyre nuk është mivjeçar, por shumë i frikshëm, mbrenda një shekulli dhe më pak. Pse, kështu po ndodhë?, vall apo frigohemi, a s’poe dim, a po kemi qëlluar zemër gjërë dhe ua falim armiqëve këto toka !. Është mëkat, sidomos ta humbim Çamërin që shofenistët grek para 70 vite e masakruan dhe dëbuan atë, ose krahinën shqiptare të Peshterit apo sot Sangjaku, që pas Luftës së Dytë Botërore e masakruan çetnikët serb dhe me dhunë e detyruan të konvertohet në boshnjak apo serb. Një mëkat të madhë po bëjnë edhe Akademit shkencore në Tiranë dhe Prishtinë, që heshtin këtë tragjedi kombëtare dhe nuk shkruajnë. Këta kanë obligim kombëtar të shkruajnë, sepse marrin rrogë të majme nga taksapaguesit shqiptarë. Në këtë milium të tretë, kur gjërat kanë ndryshuar dukshëm në skenene politike botërore, në favor të kombit tonë. Vall, a jemi sa duhet të angazhuar për korigim gabimesh historike të bëra në dam të kombit tonë. Nëse ne nuk angazhohemi me ngulm, atëherë kush duhet ta bëj këtë ?

About Post Author