Nazif Laçi:Reçension


Reçension

Pasi, lexova me vëmendje librin,, RAMADAN JANUZI-pishtar i arsimit shqiptar në Moravën e Epërme, të autorës Besa Rexhepi, ndjeva si obligim moral të bëj një reqension për librin, sepse mësuesi Ramadan ishte mësues i i’mi në klasën e dytë fillore në Smirë. Autorja, në fjalë ka bërë një monografi të mirë, duke i afruar burime historike të mjaftueshme për veterenin e asimit Ramadan Januzi nga fshati Tërpezë në Moravë të Epërme. Vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, për arsimin shqiptarë në Kosovë ishin të vështira, sepse mungonin mësuesit e kualifikuar. Prandaj, mësuesi Ramadan e pati fati që të angazhohet në edukimin dhe arsimimin e brezave të ri në Kosovë. Ai, punoi në disa fshatra të Vitisë: Budrik, Ballancë, Smirë etj. Unë e kam pas fatin e mirë që ta kisha mësues, mësuesin Ramadan, në klasën e dytë fillore, 1954. Ishin kohë të vështira, sepse kishte varfëri të madhe, si për ushqim, njashtu edhe për veshmbathje. Po e shkëpus një moment kujtimi për mësuesin t’im Ramadan Januzin: Ishte dimër i fortë, muaji shkurt dhe unë me opingat e mia të lëkurës së lopës isha lagur në ujë gjatë rrugës. Kur arrita në shkollë, mësuesi im më vrejti se mu kishin ngri kambët nga acari dhe më nxorri nga banka dhe më afroi te stufa edhe ashtu e shkyme dhe më tha ngrohi këmët dhe duartë. Më ledhatoi për faqe dhe më tha çdo herë kur i lagë këmbët afrov te stufa dhe teri opengat. Kjo sjelle sa humane, aq edhe prindërore për mua, sepse mësuesi ishte prindi i dytë për nxënësin. Ky, pedagog meritor ishte një model për nxënësit dhe rrethin shoqëror, që mbahet mend gjata. Shkrimtare, Besa Rexhepi të përgëzoj për librin dhe uroj të na dhurosh edhe shumë libra të tjera.

About Post Author