Nazif Laçi:Roli i gruas shqiptare


ROLI I GRUAS SHQIPTARE

Po e filloj me thënjën e rilindasit, Naim Frashërit: ,, Nuk ka komb, as shtet të mirëfillët, pa emancipim e shkollim të femrës”. Pra, roli i femrës shqiptare, në të gjitha periudhat historike, ishte dhe mbetet shumë i rëndësishëm. Gruja ilire, gjatë kryengritjeve Iliro-romake, në vitet ( 6-9 ) të shekullit të parë, ishte shumë i rëndësishëm, në luftë me armikun, si heroina. Shembulli i mbretëreshës Teutë ishte i rrall në botë. Heroizmi i pashoq i gruas shqiptare, në luftë kundër Perndorisë Osmane ishte i vaçantë, siç ishte rasti i Nora Kelmendit, Bubulina, Motrat Qeriazi, Nëna Tereze etj. Edhe gjatë luftës kundër okupatorit serb, veçohet herozmi i shumë grave shqiptare që me sy patrembur kanë luftur armikun, të tilla janë: Shota Galica, Xheva Lladrovci dhe shumë heroina të tjera. Merita sublime e grave shqiptare qëndron në lindjen, rritjen dhe edukimin e fëmijëve, në frymën e atdhedashurisë. Duke falenderuar gruan shqiptare, ne sot jemi ku jemi, sepse të gjithë armiqtë vranë e prenë shqiptarë, e ajo përtriu rasën tonë. Sot, gruaj shqiptare është faktor kyq i familjës dhe shoqërisë. Atë e gjejmë në të gjitha poret e jetës: Mësuese, mjeke, ingjinjere, juriste, diplomate dhe udhëheqëse. Praktika, na ka treguar se femëra është më atdhetare, më e pastër në qeverisje dhe e angazhur për kombin dhe shtetin. Pra, shumë të dashura dhe respektuara nëna, motra, gra dhe vajza shqiptare, urime 8 marsin, paqi shëndet e gëzime çdo herë-gëzuar.

About Post Author