Nazif Laçi:Roli i krijuesit në shoqëri


Roli i krijuesit në shoqëri

Shtresa shoqërore e krijuesve edhe pse në numër është e vogël, krahasuar me shtresa e tjera shoqërore, ajo ka shumë rol të rëndësishëm në shoqëri. Krijuesi, pos punës së tij krijuese që duhet të jetë me vlera artistike e letërare, ai ka obligim edhe kombëtar. Si shtresë e ngritur, duhet të jetë edhe kritike ndaj dukurive negative në shoqëri. Krijuesi, kudo që gjindet, në cilin do mes, ka obligim moral e kombëtar të reagoi. Të gjitha shkrimet, qoftë në prozë, apo poezi, duhet të kenë mesazhin e kjartë edukativo-arsimor dhe unifikues. Krijuesit, duhet çdo herë me qenë vigjilentë dhe pararoje e shoqërisë, me sjellje, veprime, qëndrime dhe angazhime. Në kohën që po jetojmë, shoqëria jonë, me vetëdije apo pa vetëdije banë veprime që damëtojnë atdheun dhe kombin, ka nevojë për angazhim të sejcilës shtresë shoqërore, pra edhe të krijuesve. Kombet e ngritura në botë, shtresës së krijuesve i lën vend të caktuar meritor, sepse ata e meritojnë. Ne duhët marrë si model kombet e ngritura: Amerikan, anglez, gjerman, italian etj, si veprojnë me shtresat shoqërore në shoqëri.

Krijuesit duhet qenë pa ndikime politike dhe diktat, pra apolitik.

About Post Author