ROLI I MËRGATËS PËR SHTETËSINË E KOSOVËN
Njëra ndër shtyllat e rëndësishme të shtetësisë së Kosovës, padyshim se është mërgata e jonë shembullore. Nëse shiqojmë në mënyrë kronologjike zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, del se mërgata e jonë është angazhuar maksimalishtë. Kur, hegjomonizmi i okupatorit serb ishte në ofenzivë, kundër kuadrave shqiptare dhe kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës, mërgata e jonë veproi me senzibilizimin e çështjës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky, aktivitet është zhvilluar në forma të ndryshme siç janë: Demonstratat, shkrimet nëpër gazeta e revista në shtetet e përendimit, botimi i librave dhe përkthimi në gjuhë të ndryshme, grumbullimi i mjeteve materjale, krijimi i miqëve, përkrahës të çështjës shqiptare, sigurimi i armëve për luftë dhe ardhja e shumë atdhetarëve në luftën e UÇK-s 1998/99. Mërgata e jonë e mrekullueshme, tani edhe në paq janë ambasador të vërrtet të Shqipërisë Etnike. Ata, janë bër shembull për të mirë nëpër shumë fusha të shoqërive ku jetojnë ( Mjeksi, sport, muzikë, biznisë, diplomaci, arsim, shkencë, kulturë etj). Shteti i pavarur i Kosovës, infuzionin ekonomik e ka edhe tash nga mërgata e jonë, gjithandej. Prandaj, respekt e dashuri për këtë pjesë të atdhetarëve tanë të mrekullueshëm.
