Nazif Laçi:Sa po çmohen vlerat kombëtare ?


Nazif Laçi

Pas çlirimit të Kosovës, ishte një eufuri e madhe rreth emertimeve të institucioneve dhe rrugëve të atdheut. Shumë emertime janë bërë, pa i rrespektuar kriteret elementare për merita. Besoj, që në të ardhmën do korigjohen dhe përmirësohen. Shumë ngjarje dhe përsonalitete të historisë kombëtare janë anashkaluar, ose janë vendos në vende jo adekvate. Njëri ndër figurat më emblematike është edhe desidenti i kombit Hysen Tërpeza, i cili tërë jetën ia kushtoi Shqipërisë Etnike. Ky luftoi për atdheun me pushkë në dorë, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbante poste të larta në hirarkinë e luftës. Ishte Komabndant i Ballit Kombëtar e më vonë Komandant i NDSH në Kongresine III në Kopilaçë. Jeta e tij jashtë atdheut ishte përplot angazhime dhe pas çlirimit u kthye në vendlindje dhe vdiq. Unë mendoj dhe propozoj që Shoqata e luftëtarëve në Viti,s’bashu me istitucionet të merrë iniciativen për ngritjen e shtatorës së Hysen Tërpezës në një vend meritorë, në qendër të Vitisë, ose në Kollokot buzë rrugës. Këtë ia kemi borgj këtij atdhetari.

About Post Author