Nazif Laçi:Shkolla Normale e Elbasanit


Nazif Laçi

Rilindasit tanë, krahas angazhimit diplomatik, ata janë angazhuar edhe për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Kështu, pra në qytetin arsimëdashës në Elbasan është hapur Shkolla Normale më 1 dhjetor 1909. Pas Kongresit të Elbasanit, patriotët, klubet shqiptare brenda e jashtë atdheut dhe dashamirët e arsimit shqip, bënë përgatitjet e nevojshme, duke siguruar lokalet, mjetet, kuadrin pedagogjik dhe nxënësit për fillimin e punës së Normales. Drejtor i parë i shkollës Normale ishte emruar intelektuali, patrioti dhe shkrimatari Luigj Gurakuqi. Ndërsa, nxënës ishin nga të gjitha trevat shqiptare. Mësues të Shkollës Normale të Elbasanit ishin : 1. Peci, 2. Xhuvani, 3. Hajdar Blloshmi, 4. Gurakuqi, 5. Hafiz Ibrahimi, 6. Aqif Pasha, 10. Lef Nosi, 15. Simon Shuteriqi etj. Në këtë kohë edhe në Kosovë ishin hapur shkolla në gjuhën shqipe. Në Moravë të Epërme janë hapur shkolla në Stubëll me mësues Dom Mikel Tarabulluzi dhe në Pozheran me mësues Nezir Efendi Bakiu dhe Mulla Sylën. 

About Post Author