Nazif Laçi:Shkollat shqipe në Kosovë gjatë viteve 90-të


Shkruan Nazif Laçi

Shkollat shqipe në Kosovë gjatë viteve të 90-ta

Në vigjilje të përvjetorit të shkollës së parë shqipe në Korçë, 1887.

Me suprimimin e autonomisë së Kosovës, në vitin 1989, okupatori serb goditi rënd të gjitha segmentet e jetës. Prandaj, okupatori e kishte pikësynim edhe sektorin e arsimit, ta gadaste, sepse aty ishte rezistenca më e madhe. Armiku, i mbylli të gjitha shkollat në gjuhën shqipe, që nga qerdhet e deri në Universitet. Kësaj sfide iu përgjegj populli me shteresen e intelektualve, në sferen e arsimit. Shkollat shqipe u mobilizuan për ta vazhduar procesin arsimor, në rrethana të jashtëzakonshme, nëpër shtëpi shkolla. Populli shqiptarë me vetëdie të lartë, vuri në shërbim tërë pasurin dhe jetën e vetë për shkollën shqipe. Kjo periudhë vitet e ( 90-ta) e shkollës shqipe në Kosovë, ishte dhe do mbtet në historinë e shkollës shqipe, si vite të arta. Populli, trim shqiptarë, i hapi shtëpit e tyre, në mësojtore, bile me vetëmirëmbatje. Meritë e madhe ishte edhe për përsonelin arsimor, i vendosur për sakrificë dhe angazhim në mësimdhënje. Në fillim punëtorët arsimor punuan pa pagesë, sepse ishte vetdije e lartë për lirinë dhe atdheun. Shumë mësimëdhënës janë malltretuar dhe vra nga armiku serb. Zhvillimi, i kontuinitetit të shkollës shqipe, në Kosovë, ka një rëndësi të veçantë, sepse iu bë me die armikut, se ky popull nuk nënshtrohet dhe është i gatshëm për sakrificë, deri te lufta për çlirim. Pas, 22 vite çlirim, Ministria e Arsimit në Kosovës, ka bërë pak rreth stazhit të shumë mësimdhënsëve, që kanë dalë në pension dhe në mungesë të stazhit të punës që nuk iu njihet, marrin pensionin e ndihmës sociale, nga 90 ero. Mbetet në ndërgjegjjen e shtetit që sa më parë ta rregulloi këtë mangësi të pakuptimtë.