Nazif Laçi:Shqiptarët në mënyrë stoike rrezistuan


Laçi Nazif-KosovaPress

Shkruan Nazif Laçi

SHQIPTARËT NË MËNYRË STOIKE RREZISTUAN

Gjatë viteve të 90-ta, shqiptarët me vetmohim e të organizuar, përballuan barbarinë shtazarake të çetnikëve serbe. Populli ynë i tërë, sejcili në mundësinë e vet , kontriboi për kauzën kombëtare, duke filluar që nga : Fëmijtë, puntorët, fshatarët, studentët, intelektualët, e urrenin dhe e kundërshtonin armikun. Në këtë fazë të okupimit i tërë populli ishte angazhuar, për ta mbajtur shkollën shqipe, ky segment shumë i rëndësishëm i shoqërisë. Armiku ndërpreu financimin në këtë sektor, duke menduar se do ta gjynjzojë atë, por kjo nuk ndodhi, përkundrazi mobilizoi edhe më shumë popullin. U hapën shtëpitë shkolla, u grumbulluan fondet për të vazhduar punën në arsim, duke filluar që nga qerdhet e deri te Universiteti. Armiku përdori format më të vrazhda siç ishin: helmimi i nxënësve, burgosjn e mësimdhënsëve e prindrëve etj, por nuk arriti ta ndalte aktivitetin e popullit. Na janë të freskta kujtimet e demonstratave që u zhvilluan pa ndërprerë gjatë viteve të 90-ta, për ta mbrojtur shkollën shqipe. U organizuan në të gjitha qendrat komunale, ku populli merrte pjesë masovisht. Demonsrata që u zhvillua nga studentet e Universitetit të Kosovës në vitin 1997, para policisë fashiste serbe që ishin të shumtë në Prishtinë, kishin dridhë Beogradin, se shqiptarët janë të vendosur për tu çliruar me çdo çmim nga pushtuesi serb.
Nga gjiri i popullit lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila së bashku me përkrohjen ndërkombëtare ( Alencës Ushatrake të Nato-s) në krye me SHBA e shporri armikun shekullor nga Kosova martire. Luftën çlirimtare në Kosovë e ndihmuan edhe vllëzërit tanë nga: Lugina e Preshevës. Maqedonia, Mali i ZI, Shqipëria, Çamëria dhe mërgata jonë nga Europa, Amerika e vende të tjera.

About Post Author