Ndaj arratisej tja mbaj nga tja mbaj!
Poezi
Indi,Kinë,Japoni,Amerikë,
Veri,Jug skaj më skaj,
Australi dhe çdo cep të Europës,
Oqean më oqean.
I kishte prekur që të gjitha,
Vetëm Afrikën shumë pak,
Sduronte dot mjerimin,
Sduronte dot bukën e thatë.
Buka e thatë i thoshte shumë,
I fliste për veten kur ishte fëmij,
Ndonse tashmë e kishte parë në Afrikë,
Dikur e kishte bërë në gji.
Në gji e mbante nëna kur e ushqente,
Me një kothere të thatë,
Gjithë botën kishte bredhur dhe shkelur,
Por kurrë si kishte gjendur këmba rehat!
Por dhe më keq se në Afrikë,
Skishte parë dhe gjendur veten kund,
Mjaftonte një kujtim dhe një kothere,
Tja digjte zemrën tja bënte shkrumb.
Edhe pse mundësia ishte të shkonte kudo,
Cep më cep dhe skaj më skaj,
Në këtë botë mungonte gjiri i nënës,
Ndaj arratisej tja mbaj nga tja mbaj!