Ndaj…Besnik Memelli


Urrejtja, po hedh shtat,

Dashuria, po humbet,

Kjo botë, s’ka më rehat,

Ç’do gjë, po shëmbet.

Njeriu, ka kohë që luan,

Me fatin, e jetës së vet,

Gjithë rruzullin, po bluan,

Dhe vetveten, po e vret.

S’ka më qetsi, as natyra,

Me ne, është egërsuar,

I është,ç’përfytyruar fytyra,

Stinët, i janë ngatërruar.

S’ka më, liderë të fortë,

Të tillë, rallë i bën nëna,

Ndaj, po vuan kjo botë,

Po vuan si dielli e hëna.