NDAJ SOT
Për ty, sakrifikova dhe jetën time,
Që ty, të të kisha timen për jetë,
As ti s’kishe, shumë pretendime,
Mjafton të bëmin, një jetë të qetë.
Erdhëm të dy, nga e njëjta shtresë,
Kurorën e vumë, duke shpresuar,
Dhe duke i dhënë, njëri-tjetrit besë,
Jeta ngadalë, erdhi duke lulëzuar.
Nga luga dhe nga piruni, e nisëm,
Duke kursyer dhe bukën e gojës,
Nga askush, ndihmë nuk pritëm,
As nuk pyetëm, për fjalët e botës.
Familjen, që bashkë ne ndërtuam,
E shumëzuam, e ritëm, e forcuam,
Gjithë jetën, sëbashku ne luftuam,
Vështirësitë dhe pengesat kaluam.
Njëri tjetrin, ç’do mbrëmje çlodhmin,
Ndërkohë, bënin plane dhe dashuri,
Deri në mëngjes, shpesh e gëdhimin,
Ç’do gjë e bëmin, e bëjmë me maturi.
Ndaj sot e kemi,më të fortë se kurrë,
Se me gjak dhe djersë, e kemi gatuar,
Ke punuar për krah, me mua si burrë,
Puna dhe dashuria,me ne gërshetuar.
Besnik Memelli
