Ndalu pak!Gina Kapej Xhaferaj


Ndalu pak!

Në një degë trëndafili

Do të ulem të qëndroj

Të dëgjoj një këngë bilbili

Bashkë me ta do të këndoj.

Në sokakë do të vrapoj.

Të ndjek zogjtë strehë me strehë

Gjithë rrugës do të kaloj

Që aromën të ta ndiej

Do trokoj në shpinë të kalit

Herë-herë do ec ngadalë

Ndalu pak moj zanë e malit

Të të puth në sy e ballë

Ndalo, moj se fort të dua

Pritmë pritmë që të flas

Nën qerpikun e malluar,

pikon loti im si ar

Më lag gushën, më lag faqen

Loti rrjedh si një ujëvarë

Më kujtove manushaqen

Më sjell pranë mallin e parë.

Flas me vete, flas me lotin

I them vargut qelibar.

Ti më je bekim prej zoti

Ma bën zemrën serenatë.

Për ty zogjtë do t’i ftoj.

Të këndojnë bashkë me mua.

Të kërcejnë të gjithë tok

Sonte qënkam lumturuar.

About Post Author