Ndarja e gjahut-Imer Hysa


NDARJA E GJAHUT
( Fabul )

Luani, ujku e dhelpra, dolën për gjah
Dhe gjahun e zënë deshën të ndanin,
Pasi zunë vënd mbi barë, nën një ah
Me padurim prisnin prenë të hanin.

Ndaje – i tha luani ujkut, ki mendjen;
Dhe ujku ndarjen e bëri treshe,
Nga një për luanin e dhelprën,
Patjetër që dhe një për vete.

Luani i habitur nga veprimi i ujkut
Sytë zgurdulloi, si pëlqeu ndarja,
Dhëmbët i nguli si majat e sfurkut
E dhelprës i tha – ndaj nga e para.

Dhelpra ndau me zgjuarsinë e dhelprës;
Kjo është e jotja për në mëngjes,
Këtë shijoje në vaktin e drekës
Ndersa këtë në darkë me zonjën luanesh.

I befasuar luani nga ndarja e dhelprës
Kush të mësoi e pyeti të ndash kaq drejtë!?
Ujku – u shpreh dhelpra me përkëdhelje
Ndarje tjetër para teje a mund të ketë? 

About Post Author