Ndërron jetë gjuhtari,dijetari dhe intelektuali i përmasave botërore  Prof. Dr. Akademik Shefki Sejdiu-Nga Prof.Dr.Sadri Rexhepi


Prof.Dr.Sadri Rexhepi

Dje, më 24 korrik 2023, në Varrezat e Prishtinës, në prani të shumë qyterarëve, të afërmve e miqve, ish studentëve e shumë intelektualëve u zhvillua ceremonia e varrimit dhe iu dha lamtumira e fundit, mësimdhënësit e dijetarit Prof.Dr.Shefki Sejdiut.

 Së këndejmi, pas një smundje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare albanologu i njohur shqiptar  Akademiku Prof. Dr. Shefki Sejdiu nga Besiana. Ai u lind në Pakashticë  të Besianës  më 1935. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërkaq të mesmen, në Prishtinë. Si para Luftës së Dytë Botërore dhe në vitet e para të pas luftës vijoji mësimet herë serbisht e herë shqip. Ai pas përfundimit të shkollës së mesme punoi mësues në fshatra të ndryshme të Kosovës e Maqedonisë së Veriut kurse pas vendosjes së tij në Prishtinë dhe pas përfundimit të studimeve punoi në gjimnazin e Besianës dhe të Prishtinës. Nga vitet e 70-ta ishte zgjedhur ligjërues pranë Fakultetit Filosofik tani Filologjisë në Degën e Gjuhës Frenge. Shkallen e tretë të magjistraturës dhe  studimet e doktoranturës i mbaroi në Universitetin e Zagrebit poashtu në gjuhën fringe. Prof.Dr. Shefki Sejdiu ishte njohës i shkëlqyeshëm i gjuhve romanee në vecanti gjuhës fringe, latine, greke e vjetër,  sllavishte e vjetër, spanjollishtes etj. Permes fjalorëve ai ka korsponduar me disa  gjuhë botërore ndersa disa  gjuhë i ka folur.   

 Akademik Prof. Dr. Shefki Sejdiu ishte ligjërues i tri lëndve në Universitetin e Prishtinës deri në moshën 70 vjecare. Gjithashtu, ai ishte ligjërues edhe në Universitetetit e ndryshme të Ballkanit. Ai ka shkruar shumë vepra dhe shumë punime studimore në revistat e ndryshme që botoheshin në vende të ndryshme të Ballkanit dhe Evropws.

Ai gjithashtu me kumtesat e tij ka marrë pjesë në Konferencat Ndërkombëtare rreth çështjeve gjuhsore,linguistike,onomastike etj,që janë mbajtur në qytete të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, sikurse në Zagreb, Shkup, Beograd, Lubjanë, Sarajevë, Sofje, Bukuresht, Stamboll, Budapest, etj. Mirëpo, në hapësirat shqiptare ka mbetur i njohur  shumë vepra voluminoze në disa vëllime madje ka zgjidhur shumë probleme nga lëmi i lingustikës guhësisë dhe onomastikës shqiptare që pa Prof. Shefkiun do të mbeteshin ndoshta përjetë të pazgjidhura si bie fjala Vardari e shumë të tjera.

Ka marrë pjesë me kumtesa shkencore në shumë simpoziume të mbajtura në shtete të ndyshme të Ballkanit dhe Evropës sin ë Francë , në Itali, Portugali,Spanjë etj. Profesori i nderuar dhe shumë i respektuar nga të gjithë studentët që kanë dalë nga dora e tij, Akademik Shefki Sejdiu, ka qenë deputet në  legjislaturatë e parë të Parlamentit të Kosovesë. Akademik Shefki Sejdiu  është nderuar më shumë mirënjohje e gjithashtu edhe me mirënjohjen e Paqesë Globale.Së këndejmi, Akademik Shefki Sejdiu ishte njëri ndër shkenctarët më të mirë nga radhet e shqiptarëve dhe njëri ndër personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare në gjysmen e dytë të shekullit XX dhe në këtë cerk shekulli të shekullit XXI.   

U preftë i qetë në parajsë shpirti i profesorit të nderuar Prof.Dr. Shefki Sejdiut.