Ndërsa shuhet dhe një yll… ” Ndue Z. Ruçi.


Ndërsa shuhet dhe një yll… “

(Homazh për poetin dhe shkrimtarin, Ismail Kadare… )

tek zbardh drita, një korrik,

Ndërsa lind, kjo ditë e re,

Madhërisht, një yll u fik!…

Shuhet ylli, Kadare!…

Ndrisin vargjet nëpër natë,

Si n’argjënd, … nata me hënë!…

Të përzgjon, ëndrën me të lashtë,

Si, motivet e një kënge…

Ndërsa, shuhet dhe një yll…

Por, jo drita që lëshon…

Si dhe llampa, te një shtyllë,

Natën, rrugën e ndriçon…

Për çudi, u prish dhe moti,

Nxihet qielli, plot me re…

Pikon shiu, si dhe loti…

Për të madhin, kadare!…

… Pika shiu, mbi qelq ranë…

Si nderim, për ty poet!…

Përmallueshëm, sikur qajnë…

Qielli… Toka… bota krejt!…

Nisi shiu, krejt papritur…

Mërmërima, tej dritares…

Çdo gjë, ngjan e çoroditur!…

Mes rreales… irreales…

Ca gjëmime që nga larg…

Një stuhi, nis befasisht…

Shkunden gjethet, nëpër park…

Ia beh vjeshta, plotësisht…

Në përvapjen që ka vera

Teksa shkruaja, këto rrjeshta,

Nisi shiu, fryn dhe era…

Dhe sa shpejt, ia behu vjeshta!…

Si kujtim, për ty po vjen,

Që e ndjeje, vjeshtën tepër!…

Nëpër vargje, kudo gjen,

Copra vjeshte, gjethe zverdhur…

Madhërisht, një yll u fik,

Ndërsa, lind, kjo ditë e re…

Tek zbardh, drita, një korrik,

Shuhet ylli, Kadare!…

Shuhet ylli, por jo drita!…

Vezullime, nëpër vargje,

Pika malli, dashurie,

Tek përndrisin, sy e faqe!…

Shkrep rrufeja, dridhet zemra!…

Pështjellime, tej në qiell…..

Vetëtimthi, përndrit ëndrra,

” … Ndërsa, shuhet dhe një yll!… “

* * * * *

(Ndue Z. Ruçi.)