Ndërtimi rrugës Ndroq-Vorë në një zonë e studiuar për park kombëtar-Nga Prof.asoc.Dr. Hasan Hoxha


Prof.asoc.Dr. Hasan Hoxha

Ndërtimi rrugës Ndroq-Vorë në një zonë e studiuar për park kombëtar.
⦁  Për Ty që kërkon të votohesh në këtë zonë,premtoje ndërtimin e rrugës Ndroq-Vorë: ka nisur para 20 vitesh;ka një projekt paraprak;i shërben një zone të studiuar për park kombëtar.

Prof.Asoc. Dr. HASAN HOXHA
Midis Ndroqit e Vorës në aksin jug-veri,dhe midis kodrave të vijës Kashar-Vaqarr dhe kodrave ku fillon territori i Bashkisë së Shijakut,pra në aksin tjetër lindje-perëndim,shtrihet një zonë shumë e begatë, në të cilën ndodhen disa fshatra,(Pinet,Sauqet,ÇaleBarzez,Kuç,Shesh etj.)dikur shumë të populluar,ndërsa sot me shumë pak familje e banorë.Brenda këtij territori janë disa mijra rrënjë ullinj,dhjetra ha vreshta,po ashtu mijra pemë frutore të llojeve të ndryshme.Patjeter dhe tokë bujqësore jo e pakët.Ndër fshatra toka bujqësore gjendet e parcelizuar,ndërsa në të dy anët e zonës,përmasat e saj shtrihen në fushë dhe llogariten në disa qindra ha.Kjo zonë,vlerësohet me resurse të mëdha bujqësore,me potenciale të shumta edhe për zhvillimin e agroturizmit.
Ju që kërkoni votën për qytetarë të parë të Tiranës. duhet të dini se:
1.Zona është pa një rrugë të kalueshme në çdo stinë të vitit.Pra,në aksin kryesor të saj nuk egziston ende një rrugë e aksesueshme e me dobi që të lidhë këto fshatra me njeri tjetrin,të lidhë Ndroqin,njësi urbane me peshë,me qytetin e Vorës dhe me disa fshatra që gjenden në përbërje të Bashkisë me të njejtin emër.
2.Për këtë rajon,në fillimin e viteve 2000,është kryer një studim,me porosi atëherë të Ministrisë së Mjedisit,të z.Et’hem Ruka Ministër,për ta shdërruar atë në park kombëtar,me të gjithë aksesorët e nevojshëm që mund të kërkojë një sipërmarrje e tillë.
3.Egziston një projekt,modest do të cilësoja,për rrugën Ndroq-Vorë,i hartuar nga Këshilli i Rrethit i kohës qysh në vitin 1999.(Nuk mund të them se studimi në fjalë,si dhe projekti i rrugës,tani pas më shumë se dy dekada,nuk kanë nevojë të përditësohen).

  1. është një punë e nisur që prej afro 20 vitesh.Madje,me  një projekt të përditësuar,Bashkia e Vorës,ka disa kohë që rrugën me asfalt e ka çuar deri në fshatin Kuç(fshati skajor i kësaj bashkie),ndërsa sa i përket ish komunës së Ndroqit,pjesa përkatëse e saj,e cila në të vërtetë është më e gjatë,ka mbetur ashtu si para 22 vitesh: e asfaltuar vetëm në dy –tre km e para të saj,pra nga rruga nacionale e Ndroqit deri në hyrje të fshatit Pinet.
     Gjithashtu, edhe disa arsye më shumë:
    Ndërhyrja e sotme me investime në këtë rrugë justifikohet:
    ⦁ me gjendjen e keqe në të cilën ajo ndodhet;për të përmbyllur një punë të nisur para dy dekadave;për të jetësuar dy projekte ekzistuese të hartuara,qoftë dhe me shpenzime minimale,të cilët “flenë” diku në arkiva;për ta bërë rrugën të aksesueshme gjithë vitin,e cila është kthyer në nevojë jetike,sidomos për të afruar shumicën e njerëzve të larguar këto vite nga pasuritë e tyre natyrore dhe të kultivuara,(nga qindra ha vreshta,nga dhjetra mijra ullinj e pemë frutore,nga një tokë bujqësore shumë prodhuese).

⦁ për ti dhënë kryeqytetit dhe rrethinave të tij,më shumë hapsirë për parqe apo qendra rekreative,si dhe për lëvizje shëtitëse,sidomos në fund të javës;për të mundësuar lidhjen këtyre fshatrave me njeri tjetrin dhe shkurtimin e distancave midis qendrave të banuara, e cila po evidencohet  si nevojë gjithnjë e më tepër.

⦁ me gjasë për të shtuar listën e 100 fshatrave turistikë,përfshirë edhe fshatin Shesh,i cili si pjesë e kësaj liste,në të vërtetë ka mbetur jashtë vemendjes si i tillë;më tej për të shtuar shanset për ndërhyrje në aksin aksin tjetër rrugor,Pezë Helmës-Shesh,me shumë vlerë për shkurtimin e distancave dhe zhvillimin e pjesës tjetër të kësaj zone.
Hasan Hoxha,  ish Deputet i Zonës së Ndroqit