Pishman aspak nuk jam bërë,
Në jetën time kam bërë diçka,
Tani që flokët më kanë rënë,
I them vetes, të ishe gëzuar dhe ca.
Kujtuam se s’do plakeshim kurrë !
Rinia jonë mendoi vetëm për punë,
Punuam kudo pa hile si të “marrë”,
Që çdo gjë të shkonte sa më mbarë.
U lodhëm,u rropatëm,por ca gjurmë lamë,
S’menduam për vete, por për vatanë,
Nuk u mburrëm as u lëvduam njëherë,
Qëllime të mira kishim në jetë.
Jetuam dhe punuam në dy sisteme,
Dimë të bëjmë dallimin dhe vlerësimin e tyre,
Për punët e mira që kemi bërë më parë,,
Nuk u vlerësuam por më tepër u shamë.
Të lodhur atëhere,të stresuar e mërzitur tani,
I rëndë për brezin tonë ka qënë ndëshkimi,
Veten pyesim, këtë” të mirë” kush na i solli ?
Dashurinë mes nesh kush dhe pse na i morri !
