Ndihma e pa mundur-Imer Hysa


Imer Hysa

(Tregim me bazë etnokulturore)

Pranë shtëpisë së tyre kalonte një përrua i vogël që mbante ujë gjer vonë në verë. Nuk ishin shumë shtëpi në mëhallë ndaj dhe pse e kishin me ditë, ai u mjaftonte për vaditje.

Në atë mëhallë banonin tre vëllezër. Vitet e fëmijërisë kaluan shpejt dhe të tre vëllezërit u martuam duke krijuar familjet e tyre. Vëllai i vogël, që jetonte me prindërit nuk e pëlqente punën. Kishte edhe më shumë shpenzime se të tjerët, pasi të gjithë të afërmt si daja, halla, teze, miq dhe dashamirë të familjes, prej prindërve aty shkonin.

Vëllezërve u vinte keq për të, shpesh herë i flisnim, se ja ke varë punëve,

-Shihni punët tuaja, të mijat i zgjidh vetë. Juve as ju kam kërkuar ndihmë as ju kërkoj, u shprehej ai,

I vinte në pozitë të vështirë. Nuk pranonte asnjë ndihmë prej tyre. Një ditë vëllezërit menduan ta ndihmojnë në një mënyre tepër të veçantë.

Për të kaluar në qendër të fshatit duhej të kalonin përroin. Nuk ishte shumë i gjerë, por gjithsesi kishim ndërtuar një urë të vogël me dërrasa. Menduan me vëllain të mblidhnin ca lekë dhe ti vendosnim mbi urë, kur të shihnin që ai të kalonte.

Ashtu bënë. Sapo vëllai i vogël doli nga shtëpia, lanë lekët mbi urë dhe u larguam disa metra duke u fshehur. Ai erdhi, sapo u afrua te ura ndaloi dhe tha:

– Moj urë, moj urë, tërë jetën kam që të kaloj me sy hapur, pa ta provoj njëherë të kaloj me sy mbyllur.

I mbylli sytë dhe me hap rreshtor ushtarak kaloi mbi lekët e vendosur në urë dhe doli matanë.

-Vërtetë jam i zoti tha, duke i bërë qejfin vetes.

Sapo u largua, dolën vëllezërit nga ku ishin fshehur, morëm lekët, i ndanë sejcili të vetat dhe thanë:

-Këtë s’ka zot që e ndihmon, të bëj si të dojë dhe u larguam drejtë punëve të tyre.