Ndjenjë çasti-Zymer H.Haliti


(Trëndafiles së tretur)

Këtë çast të bukur mbrëmje
kur hëna pas mjegullës ecë
gjëra të bukura kam n’mendje
e bashkë me hënën buzëqeshë.

Mos më trazoni këtë ndjenjë
edhe nëse fryen era e ftohtë
shiu që po bie krijon përrenjë
unë sodis nga dhoma e ngrohtë.

Drejt pranverës po afrohemi
e në fusha,ara, lulet do të çelin
për të arriturat tona gëzohemi
sepse çfarë mbollëm do vjelim.

Këtë çast gëzimi ndjehem mirë
mos më prishni qyqe melodinë
ëndërrova ndër vite të jam i lirë
do jetoj hareshëm me dashurinë.

Ti do të çelësh edhe këtë herë
pavarësisht se bora të pushtoi
edhe nëse unë s’do të marrë erë
gjithnjë me mallë do të kujtoj…!