Ndjesi…Eva Gjoni


Ndjesi …

Kishte ditë që ndjente diçka brenda vetes. Donte të shkruante, kërkonte një emër, një histori si gjithmonë kur i vinte ai frymëzim dhe hapte celularin e shkruante pa u ndalur. Sa e mbaronte e postonte në çast, nuk i kthehej , nuk mund ta korrigjonte i dukej sikur do merrej me ndjenjën e saj dhe do e përpunonte, por nuk mundej ta risillte atë në gjendjen e saj emocionale , ashtu si i vinte si dallgë deti, herë e qetë, herë e zhurmshme, nuk mund ta kapte përsëri atë dallgë, që ikte, ajo ishte vetëm një herë, një dallgë me jetën e saj aq të shkurtër të pa përsëritshme. Ashtu ishte dhe emocioni i saj nuk mund të shfaqej përsëri, nuk mund ta kishte më. Nuk e gjente të njëjtën ndjesi, ajo humbiste e bëhej diçka tjetër, nuk ishte ajo qe kishte shkruar, historia tjetërsohej, emocionet përjetimi ishin të ndryshme, ndaj e linte ashtu atë ndjesi si i kishte ardhur, ndjesi e atij çasti, kjo ishte e bukura për të, te linte te shkruar ngacmimet e shpirtit te saj ashtu te pastra të pa censuruara pa futur analizën ,mendimin, rregullin, ato ishin vetja e saj që shpërthente si një reze drite përtej shpirtit dhe shkruhej. Por sot e ndjente përbrenda qe donte te thoshte diçka por nuk po mundej ajo gjendej brenda saj donte të dilte, përshkëllihej, por nuk i gjente fjalët, historia ishte e mjegullt por emocioni vërtitej dhe ndjente dëshirën të merrte celularin e saj dhe të shkruante.

Shkoj në ballkon, shiu i pranverës vazhdonte të binte qetësisht, u ul në poltronin e saj, kishte marre me vete një gotë vere, nga vera e saj e preferuar, një verë e ëmbël italiane quhej Frogolino, rrotullonte midis gishtërinjve gotën dhe mendonte.

-Dil me jep një shkëndijë nga brenda me ndihmo ta nxjerr atë që ke aty. Por filloj te shkruaj për gjendjen në të cilën ndodhej, historia nuk po shfaqej, kishte lexuar disa vargje që e ngarkuan më shumë dhe ajo historia e saj mbeti aty, ndoshta do shkruhej një ditë tjetër …