Ndonjëherë…Nebi Dragoti


.

Satire ne diten e poezise…per politikanet…

Me shkrep ne tru ndonjehere

te ligjeroj si Enver:

patatja eshte dhe buke,

patatja eshte dhe gjelle…

Me shkrep, nuk e di se ç’ kam:

kujtoj kombinatin e Beratit

me 5000 punetore.Ku jane!?

Te rinjte emigrojne per pune jashte…

Ne tru me levrin mendimi:

kishim prodhim superfosfati,

nga nafta nxirrnim margarine…

Ku iku uzina ? Ç’ pati?…

Fusha e Maliqit mbillej panxhar.

Ne Shqiperi prodhohej sheqeri.

Mbillej oriz , pambuk,

po keto prodhime ç’ i gjeti?

Mos i mori me vete Enveri?!…

Ndonjehere me shkrep ne tru,

trishtohem vertet ndonjehere:

per dreq, nuk jam as politikàn,

por…nuk jam as Enver!…