“NDOSHTA”
*
Albert Hitollari

Ndoshta nëpër vite prap
një çast do gjesh
të trazosh kujtimet për
rinin që shkoi,
e nëpër ëndërrime
përsëri do të biesh
sa nga ato përjetime
malli do t’pushtoi!
*
Po tash e përgjumur ,e
thinjur ,e plakur
para një pasqyre rrydhat
do t’shikosh,
në dëshpërim do të jesh
për ndjenjat e flakur
dhe ato ditët tona do
nisësh ti kujtosh!
*
Do të sjellësh nëpërmend
kohën tonë rinore
që bashkë me moshën
shpejt iku u tret,
dhe vetëm atëhere
dashuris Hyjnore
e shpirtit që të deshi do
ti besosh vërtet!
*
Pastaj do të duket
gjithçka pakuptim
tek mediton me veten
ende e përgjumur ,
nga ai pendim i vjetër
thell në dëshpërim
për gjithçka që kishim
tash të përhumbur !
*
Diçka do pëshpërish në
limonti ,në heshtje
me hapa të lehtë tek
ecën ngadalë,
lëkundur si ajo gjethja
pas një fundi Vjeshte
e zverdhur ,e lodhur,
në vetmi ,pa fjalë!