Ndoshta… Eduart Veli


NDOSHTA… 

     Ndoshta, shtëpia me mua është mërzitur …

ndoshta edhe avllitë e gurta më kërkojnë..

Ndoshta,qan oxhaku,në shumë vite i fikur ..

ndoshta,sofatet e portës me të qarë këndojnë!

Ndoshta,bajamja nga dhimbja,më s’lulëzoi.

ndoshta për mua,mjaullin,macja bardhoshe.

Ndoshta,nga malli sterra e gurtë ujin shteroi,

Djepi fëmijërisë,një ninullë këndon,në qoshe !

Ndoshta,prandaj nuk kanë çelur më ,lulkuqe,

ndoshta,ullinjtë tundin kokën me dëshpërim.

Ndoshta ,zogjtë s’më ulen si dikur,mbi supe..

Çerdhja e dallëndyshes ,më shikon me trishtim!

Ndoshta edhe rrugët u plakën dhe rënkojnë..

këtu kam luajtur me shokët ,deri në orët e vona.

Me dhimbje gjurmët e prindërve më tregojnë,

I dua shumë këto rrugë fshati,janë rrugët tona !

Ndoshta vuan shpirtërisht.,Lëmi mbi Kurunë ,

Është rrudhur,plakur,zvogëluar,sa mezi shihet

Mbahu o kapedan,për ty kemi mall i them unë..!

Kuruna në shekuj,me emrin tënd të mirë,njihet!

Ndoshta edhe Ara e Nimetit ,vuan plot maraz

kur ne të rinjtë ,luanim çdo mbasdite  futboll…

Eeeh,erdhi një ditë dhe kjo fushë krejt u zbraz

u harrua kjo lojë e zjarrtë,ku humbi fjala goool…?

Eh,këto plagë dhembin më shumë  se malinj .

në brezaret e reja këndon bilbili dhe kanarina

Të gjitha kodrat e Shalësit blerojnë me ullinj..

dhe fushat e begata zverdhojnë me manderina !