Ndoshta fajtore jam unë…
Alma Mehmeti
Ndoshta fajtore jam unë, që mësim nuk nxorra në jetë,
Portën e zemrës e kam pa dryn dhe njerzit hynë e dalin vetë.
Çelës kam mirësinë ndaj e kam hedhur në më të thellin det,

por kush del nga zemra ime largohet
ashtu si pas shiut largohen retë.
Vërtetë ndoshta fajtore jam unë që i u fal shpirtin e shpirt nuk gjej…