Ndoshta:nga Eduart Veli


NDOSHTA…
Ndoshta, shtëpia me mua është mërzitur ..
ndoshta edhe avllitë e gurta më kërkojnë..
Ndoshta,qan oxhaku,në shumë vite i fikur ..
ndoshta,sofatet e portës me të qarë këndojnë!

Ndoshta,bajamja nga dhimbja,më s’lulëzoi.
ndoshta për mua,mjaullin,macja bardhoshe.
Ndoshta,nga malli sterra e gurtë ujin shteroi,
Djepi fëmijërisë,një ninullë këndon,në qoshe !

Ndoshta,prandaj nuk kanë çelur më ,lulkuqe,
ndoshta,ullinjtë tundin kokën me dëshpërim.
Ndoshta ,zogjtë s’më ulen si dikur,mbi supe..
Çerdhja e dallëndyshes ,më shikon me trishtim!

Ndoshta edhe rrugët u plakën dhe rënkojnë..
këtu kam luajtur me shokët ,deri në orët e vona.
Me dhimbje gjurmët e prindërve më tregojnë,
I dua shumë këto rrugë fshati,janë rrugët tona !

Ndoshta vuan shpirtërisht.,Lëmi mbi Kurunë ,
Është rrudhur,plakur,zvogëluar,sa mezi shihet
Mbahu o kapedan,për ty kemi mall i them unë..!
Kuruna në shekuj,me emrin tënd të mirë,njihet!

Ndoshta edhe Ara e Nimetit ,vuan plot maraz
kur ne të rinjtë ,luanim çdo mbasdite futboll…
Eeeh,erdhi një ditë dhe kjo fushë krejt u zbraz
u harrua kjo lojë e zjarrtë,ku humbi fjala goool…?

Eh,këto plagë dhembin më shumë se malinj .
në brezaret e reja këndon bilbili dhe kanarina
Të gjitha kodrat e Shalësit blerojnë me ullinj..
dhe fushat e begata zverdhojnë me manderina !