Ndriçim i përjetshëm dashuria ime Gano!Bajame hoxha -Çeliku

Ndriçim i përjetshëm dashuria ime Gano!

O gur i moçëm, o ndriçim i përjetshëm,

në zemër mu fute, aq ëmbël më ke mbetur.

Aty do të rrish, do më ndriçosh hijshëm,

dhe kur unë në varr e tëra të jem tretur.

Aty, në zëmrën time, me shpirtin mbërthyer,

më mbështjellë me forcë e me zjarr rinie,

përjetësisht kur rri me mua, vlera nuk të bie,

ja, po shoh brënda vetes fanarë dashurie.

E shoh veten me ty e bëhem diell e ndri,

mbi ndriçimin tënd, s’ka diell të ndriçojë.

Oh, ti rri, rri, tek unë në gjirin tim flori,

kur jemi të dy bashkë, jeta do na pri…

O gur i moçëm që jetën ma skalitë,

qoftë bekuar çasti, që solli tek unë, ty!

Dhe të them tani: ik, ti s’do, e nuk ik,

të dy do provojmë pafundësitë.

Të pashë kur shkove larg, s’ndriçove kërkënd,

fanari yt për mua e ruan rrezen e bën dritë.

Në zemër më fut, e natën më bën vend,

mua në jetë të jetëve e askënd!

Bajame hoxha -Çeliku