Ndryshim…Eli Nebi -Plaku


Eli Nebi -Plaku

E huaj ndihem,

kur shkoj në vendlindje

Asgjë,nuk më kujton fëmijërinë,

kërkoj,arën e blertë,

ku çelte zambaku…

Kërkoj,rrugën e ngushtë,

që shkelja çdo ditë ….

Ah, për ato vende

sa, kam mallë…

Atje, unë njihja,

çdo gur, çdo strall….

Shtëpizën e vogël,

ku linda, kerkoj…

E largët më duket

Sot, të tjerë atë e kanë..

Zërin e ëmbël të mamasë,

nuk e dëgjoj..

Diku m’u shfaq,shëmbëllimi

i babajt ….

Si gur dhimbja,

më rëndojë,në zemër…

Lotët e pabindur,

shpërthyen si dallgë…

Ulliri i moçëm, uli kryet me dëshpërim

Friu era, dhimbjen të më marrë….

Mes zhurmës së erës

m’u duk sikur një zë,foli…

“Mos qajë bijë,

mos derdh pikëllim…

Se në rrjedhën e kohës,

çdo gjë shëndrrohet

Në rrjedhën e kohës,

çdo gjë merr ndryshim”…!!

Ndryshim…!!

– ika dhe me vete mora

ëmbëlsinë e dheut tim…..!!