Ndue Ruçi
Ah, kjo natë!…

Nën degët e mollës, së lulëzuar,
Në dehje zemrash, tok të dy.
Dhe pëshpërisim, të malluar,
Ca fjalë hyjnore, sy ndër sy.
Dhe fryu flladi, tutje fushës..
Ah, natë argjenda, me pak hënë!…
U shkundën leht, petale lulesh…
Nderim për fjalët…sapo thënë…