Ndue Ruçi
Eh, ky fati!…

Te qoshja, nga ku rrinte,
E zgjaste dorën bosh.
Tek lutej, fatin priste,
T’i hidhnin ndonjë grosh.
Dikush, i jepte një,
Të tjerët, ca më shumë.
Dhe thoshte për këtë:
-O Zot!… Ç’fat kam dhe unë!…
Se njerëzit vinin varg.
Pas njërit dhe një tjetër.
I shihte që nga larg.
Dhe lutej për më tepër.
Çdo çast, si papagall,
Këndonte një formulë:
-Nga Zoti i madh hallall!.
Dhe veza, bëhej pulë.
Por ditët shpejt ndryshuan.
S’ia varte më, askush!.
Dhe sa fort e zemruan!.
Plot helm, në shpirt u mbush!.
– Ky fati, eh, ç’më iku!…
Si zogu, fluturoi!…
(Me vehte, fliste miku. )
– Ç’më la, me gisht në gojë!…
.. ..